KRIJIMI I URAVE KONKRETE PËR BASHKËPUNIM NDËRINSTITUCIONAL ISHTE QËLLIMI I TAKIMEVE QË REKTORI I UNIKO, PROF. DR. DHIMITRI BELLO ZHVILLOI NË DISA UNIVERSITETE TË BULLGARISË

Në datat 19-21 maj 2021, rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello zhvilloi vizita pune në disa universitete të Bullgarisë, me qëllim krijimin e urave konkrete të bashkëpunimit mes institucioneve të arsimit të lartë në fushat e përbashkëta të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor. Marrëveshje bashkëpunimi u nënshkrua me prof. Hristo Bondzholov, rektor i Universitetit “St. Cyril and St. Methodius”, Veliko Tarnovo. Ky universitet e nderoi rektorin, prof. dr. Dhimitri Bello me Emblemën e Nderit, në vlerësim të bashkëpunimit shumë të mirë të deritanishëm mes dy institucioneve. Gjithashtu, në këtë Universitet u zhvilluan edhe orë mësimi të hapura nga pedagogët e Universitetit “Fan S. Noli”, në fushat e mësimdhënies, strategjive të të nxënit dhe vlerësimit online, në kuadër të projekteve Erasmus+ Mobility KA1. Bashkëpunimi konkret në lidhje me rritjen e kapaciteteve të Qendrës Ndërdisiplinore u diskutua edhe me prof. Tsenka Ivanova, dekane e Fakultetit të Gjuhëve Moderne në këtë Universitet.

Në vijim të vizitës u zhvilluan takime edhe me prof. dr. Dimitrar Dimitrov, rektor i “University of National and World Economy”, Sofje, me prof. dsc. Irena Peteva, rektore e “University of Library Studies and Information Technologies”, Sofie dhe me prof. dr. Borislav Yurukov, rektor i South-West University “Neofit Rilski”, Bllagoevgrad.

Fokusi kryesor i bisedimeve ishte ndërkombëtarizimi i ofertës universitare në drejtim të programeve të përbashkëta, kualifikimit të mëtejshëm të pedagogëve, aplikimeve në konsorciume projektesh evropiane, mundësisë së botimeve universitare, organizimit të konferencave shkencore, si dhe të shkëmbimit të stafit dhe studentëve.

Previous Post
FAKULTETI I EKONOMISË ZHVILLOI NJË TRYEZË TË ZGJERUAR DISKUTIMI ME TEMË: “VENDIMMARRJA MBI BAZËN E TË DHËNAVE, MENAXHIMI I PRURJEVE CILËSORE NË FAKULTETIN E EKONOMISË, UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”
Next Post
THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCË SHKENCORE – TETOR 2021

Rregullime të aksesueshmërisë

Zgjidh profilin e aksesueshmërisë që të përshtatet për ty
OFF ON
Thekso lidhjet Thekson të gjitha lidhjet në sit!
OFF ON
Ndal animacionet Animacionet do të ndalen në sit!
OFF ON
Shkronjë për disleksi Shkronja për disleksi do të aplikohet në sit!
OFF ON
Fshih imazhet Të gjitha imazhet do të fshihen në sit!
Zgjidh profilin e aksesueshmërisë që të përshtatet për ty
Rregullo madhësinë e shkronjave
Parazgjedhje
Ngopje e lartë
Kontrast i lartë
Kontrast i lehtë
Kontrast i errët
Rregullo hapësirën ndërmjet shkronjave
Parazgjedhje
Rregullo lartësinë e rreshtit
Parazgjedhje
Mënyra folëse
Rreshto në qendër
Rreshto majtas
Rreshto djathtas