Duke ju uruar mirëseardhjen gjithë vizitoreve në faqen zyrtare të bibliotekës së universitetit tonë, dëshirojmë tju japim një paraqitje të shkurtër rreth bibliotekave të Universitetit “Fan S. Noli”. Biblioteka e UNIKO është krijuar me themelimin e Universitetit “Fan S.Noli” më 1971. Që prej asaj kohe, biblioteka e UNIKO po ndërton koleksionin e saj të shtypur, por edhe elektronik, me qëllim ndihmesën e procesit mësimor, programeve akademike, si dhe kërkimeve shkencore që zhvillohen prej këtij Universiteti. Biblioteka e UNIKO përbëhet nga 4 biblioteka të fakulteteve, si dhe një qendrore: të gjitha asistohen nga një departament teknik.
Të gjithë përdoruesve të Universitetit “Fan S.Noli” ju jepet mundësia për të kërkuar bazën e të dhënave elektronike përmes “qasjes në burime jashtë kampusit”, në faqen tonë. U-Library është një platformë elektronike e bibliotekave, ku përdoruesit mund të kërkojnë burime në internet prej bibliotekës EBSCO, me një kërkim të plotë akademik. Shkëmbimi nëpërmjet huazimit ndërbibliotekar u ofrohet gjithashtu gjithë anëtarëve të fakulteteve të UNIKO, të cilët nëpërmjet këtij shërbimi mund të marrin kopje të artikujve nga gjithë fushat e studimit, si dhe të huazojnë libra sipas rregullave dhe rregulloreve. Të gjitha bibliotekat ofrojnë salla studimi në të cilat përdoruesit mund të studiojnë dhe përdorin shërbimet e ofruara.
Misioni i departamentit të Edukimit është të sigurojë një arsimim cilësor për studentët dhe të ofrojë përgatitje profesionale në edukim, por njëkohësisht të arrihen standardet e kërkuara në tregun e punës duke ofruar programe studimit që formojnë specialistë dhe mësimdhënës në drejtime të ndryshme. Studentët përgatiten dhe diplomohen për një spektër të gjerë njohurish, i cili i ndihmon në zhvillimin e karrierës së ardhme dhe mbi të gjitha përgatiten si individë ndikues dhe kontribues në shoqëri përmes dijeve dhe shërbimit. Departamenti i Edukimit ka një strategji afatshkurtër dhe një strategji afatgjatë për përmbushjen e synimeve dhe qëllimeve të mishëruara në vizionin dhe misionin e tij. Drejtimet strategjike identifikohen dhe shprehen nëpërmjet një sërë objektivash të ndërlidhura ku mes të tjerash synohet rritja e cilësisë së diplomave që jepen dhe rritja e cilësisë së kërkimit shkencor.
Sipas specifikave përkatëse, objektivat që synojnë të arrijnë këto programe studimi janë:
· ofrimin e programeve të studimit që formojnë specialistë në fushat e edukimit si dhe në fushën e mësimdhënies dhe të nxënit.
· forcimin e strukturave të të nxënit gjatë gjithë jetës nëpërmjet përditësimit të vazhdueshëm të njohurive për mësuesit në detyrë.
· rritjen e cilësisë së kërkimit shkencor dhe vënien e tij në dispozicion të mësimdhënies, si dhe të zhvillimit shoqëror dhe kulturor të rajonit.
· ofrimin e njohurive të qëndrueshme që synojnë rritjen e cilësisë së diplomave që jepen dheformimin e një brezi punonjësish dhe qytetarësh të aftë të përballen me sfidat e një shoqërie në zhvillim.
· sigurimi i vazhdueshëm i cilësisë së brendshme dhe rritja e konkurencës së diplomave në kontekstin e arsimit të lartë në vend, si dhe në kontekstin e arsimit të lartë në përgjithësi.
· formimi i kompetencave gjuhësore, shkencore, psiko-pedagogjike, të cilat përputhen me kërkesat e një shoqërie të zhvilluar, për punësim dhe për ruajtjen e vlerave kulturore si dhe të interesave kombëtare;
· nxitja e mendimit kritik përmes një kurrikule me bazë kompetencat e të nxënit;
· pajisja me aftësi të hulumtimit të burimeve të informacionit, të përpunimit të të dhënave dhe të analizës.
· përgatitja e mësimdhënësve të suksesshëm me aftësi të thella profesionale dhe cilësi morale, të aftë të përballen me sfidat e një shoqërie në zhvillim; formimi shkencor dhe profesional i këtyre mësuesve, të aftë për t’iu përgjigjur në mënyrë konkrete kërkesave të realitetit shqiptar, duke përdorur metoda dhe mjete të përshtatshme për nevojat e nxënësve si dhe për të ndihmuar edukimin e tyre ndërkulturor.
UNIKO ZHVILLOI KONFERENCËN STUDENTORE ME TEMË: “GJITHËPËRFSHIRJA NË VEPRIM”
STUDENTËT E FEF ÇELËN NJË EKSPOZITË ME PUNIMET E TYRE MË TË MIRA NË PIKTURË DHE VIZATIM
PEDAGOGË DHE STUDENTË DOKTORANTË TË FAKULTETIT TË EDUKIMIT, FOLLORINË, (GREQI) VIZITUAN UNIKO
KOMPETENCAT NË DISIPLINAT BAZË TË EDUKIMIT- WORKSHOP I ZHVILLUAR NGA DEPARTAMENTI I EDUKIMIT
UNIKO ORGANIZOI WORKSHOPIN “SHOQËRI E SË ARDHMES–SHOQËRI GJITHËPËRFSHIRËSE”
STUDENTË TË FEF ÇELËN NJË EKSPOZITË ME PUNIME NË VIZATIM E PIKTURË
STUDENTË E PEDAGOGË TË UNIVERSITETIT “UKSHIN HOTI” TË PRIZRENIT VIZITUAN UNIKO
UNIKO NDEROI ME ÇMIMIN “FAN NOLI” PEDAGOGEN E SHKENCAVE TË EDUKIMIT, DOC. DR. DONIKA DARDHA
RËNDËSIA E USHQYERJES SË SHËNDETSHME NË FËMIJËRINË E HERSHME- DITË INFORMIMI NË UNIKO
PROGRAMET 2- VJEÇARE ME KARAKTER PROFESIONAL REZULTOJNË TË KENË QENË ZGJEDHJA E MJAFT APLIKANTËVE
U ZHVILLUA NË UNIKO KAMPIONATI I FUTBOLLIT 2018
VEPRIMTARI EDUKUESE PËR STUDENTËT
Departamenti i Gjuhëve të Huaja funksionin si njësi përbërëse e Fakultetit të Edukimit dhe Filogjisë që prej vitit 1994 me miratimin e programit të studimit “Gjuhë angleze”, sipas Vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Nr. 300, datë 21.06.1994. Në vitet në vijim ai e konsolidoi strukturën e tij me anë të rekrutimit të stafit akademik, ofrimin e një programi të nivelit të dytë (i cili më vonë u ristrukturua në programin e ciklit të dytë “Master profesional në Mësuesi për AML në “Gjuhë Angleze” me profil minor “Arte”), ristrukturimin dhe përmirësimin e kurrikulës sipas përcaktimeve të Sistemit të Bolonjës dhe krijimin e një programi të përbashkët me Departamentin e Edukimit “Cikël i Ulët –Anglisht”, i ofruar në Filialin e Pogradecit. Në vijim të bashkëpunimit me struktura të tjera dhe në kuadër të plotësimit të misionit të tij si Departament i gjuhëve të huaja, pranë tij në vitin akademik 2009-2010 u çel programi i ciklit të parë “Gjuhë dhe letërsi shqipe dhe frënge”, i cili, në vitin 2015, u ristrukturua në “Gjuhë dhe kulturë frënge”.
Aktualisht Departamenti ka një strukturë të mirëfilltë mësimore-kërkimore e pasqyruar kjo në 17 pedagogë me kohë të plotë, të gjithë të kualifikuar dhe të motivuar për promovim të mëtejshëm shkencor, si dhe në infrastukturën e përshtatshme mësimore të cilën e shfrytëzon për arritjen e rezultateve të të nxënit në kuadër të objektivave të secilit prej programeve të studimit: Bachelor “Gjuhë angleze”, Bachelor “Gjuhë dhe culture frënge” dhe MP “Mësues i gjuhës angleze” (120 ECTS)
STAF | GRUPI MËSIMOR | GRUPI KËRKIMOR |
---|---|---|
|
Përgjegjës i Grupit Mësimor - Doc. Vasilika Pojani |
1. Dr. Benita Stavre 2. Dr. Edlira Xega 3. Dr. Eriola Qafzezi 4. PhD. Daniela Stoica 5. Dr. Fabiola Kadi 6. Dr. Juljana Çyfeku Përfaqësues të kësaj njësie në strukturën e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, propozohet Dr. Edlira Xega. |
8 nëntor 2018- "Horizon 2020 Proposal Writing Day"
22 shkurt 2019 -Tryezë e rrumbullakët "Gjuhët e huaja dhe tregu i punës"
25 prill 2019- “Qëndra e inovacionit promovim”
11 qershor 2019- “Miratimi në departament i tekstit mësimor “American Civilization -A Topical Guide”, Autor Dr. Olsa Pema, dr. Ervin Xhinaku
5 korrik 2019- Simpoziumi "Praktika ndërdisiplinore në formimin e kompetencave në gjuhën e huaj"
8 nëntor 2019 "Lire avec le numerique"- Trajnim me mësues të gjuhës frënge
Biblioteka ka një fond prej rreth 15 mijë libra e revista, me rreth 6 mijë tituj, të cilat shfytëzohen nga studentë e pedagogë të fakultetit . Rreth 3 mijë libra e revista nga fondi i bibliotekës, ofrohet në gjuhë të huaj (kryesisht në anglisht, frëngjisht e italisht) dhe, rreth 12 mijë, në gjuhën shqipe. Fondi i librave dhe revistave është i klasifikuar sipas natyrës së departamenteve dhe fushave përkatëse të studimit. Librat që ofron kjo bibliotekë janë të ndyshëm në përputhje me kërkesat. Tematika e tyre është e gjerë, kryesisht janë libra shkencorë dhe artistikë. Ka përgjithësisht libra për gjuhësinë, letërsinë, historinë, gjeografinë, psikologjinë, edukimin, studime shkencore dhe albanologjike, tema disertacioni, revista, buletine etj
Ajo drejtohet nga një punonjës i kualifikuar e trajnuar për të përmbushur të gjitha proceset e punës në bibliotekë.
Biblioteka , e cila shërben njëkohësisht si sallë studimi me fonde të hapura , është e pajisur me kompjutera, internet si dhe me sistem ngrohje që u vjen shumë në ndihmë studentëve për lexim, studim e fotokopje të materialeve të ndryshme bibliotekare.
Biblioteka frekuentohet prej studentëve të sistemit me dhe pa shkëputje, studentë të masterit dhe pedagogëve, jo vetëm për të huazuar libra , por dhe për të studiuar në sallë .
1 . Departamenti i Gjuhë-Letërsisë është një prej 4 departamenteve në përbërje të fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, në Universitetin “Fan S Noli”. Programi i studimit të ciklit të parë “Gjuhë-Letërsi” u hap për herë të parë në vitin 2005, sipas Vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Nr.402, datë 25.05.2005 dhe kishte në përbërjen e tij 6 pedagogë efektivë. Në vitet në vazhdim, për nevoja të brendshme të departamentit, u rrit numri i stafit akademik dhe sot ai përbëhet prej 12 pedagogësh(7 pedagogë të gjuhësisë dhe 5 të letërsisë).
Në vitin 2008, hapen programet e studimit të ciklit të dytë “Master i nivelit të parë” për Ciklin e Lartë të Arsimit Bazë (CLAB) në Gjuhë-Letërsi dhe “Master i nivelit të parë” për arsimin e mesëm (AM) në lëndët “Gjuhë-Letërsi”. Në vitin 2010, bëhet ristrukturimi i programeve të ciklit të dytë “Master Profesional” për Arsimin e Mesëm të Lartë (AML) në Gjuhë-Letërsi me profil minor në “Arte”, si dhe “Master Profesional” në Gjuhë-Letërsi me profil minor në “Sporte”. Në vitin 2018 bëhet ristrukturimi i këtij programi në “Master Profesional në “Mësuesi për Gjuhë-Letërsi” me 120 kredite. Po në vitin 2018 departamenti hap programin e studimit Master i shkencave në “Kulturë Media dhe Editim” dhe programin Profesional 2-Vje ç ar ”Mbështetës zyre për Komunikim, Biblotekë dhe Arkiv” dhe përgatiti dokumentacionin përkatës për hapjen e një programi të ri bachelor ” Media dhe kulturë filologjike”, i cili pritet te miratohet dhe të iniciojë në vitin e ardhshëm akademik 2021-2022. Aktualisht Departamenti ka një strukturë të mirëfilltë mësimore-kërkimore e pasqyruar kjo në një staf akademik të kualifikuar dhe të motivuar për promovim të mëtejshëm shkencor, si dhe në infrastukturën e përshtatshme mësimore të cilën e shfrytëzon për arritjen e rezultateve të të nxënit në kuadër të objektivave të secilit prej programeve të studimit. Gjatë vitit akademik 2018-2019 Departamenti i Gjuhëve të huaj përvijoi aktivitetin e vet mësimor dhe kërkimor të filluar tashmë një vit më parë në lidhje me drejtimet e mëposhtme.
Departamenti i Gjuhë-Letërsisë synon nëpërmjet veprimtarisë akademike, mësimore dhe shkencore:
1. Ofrimin e programeve të studimit që formojnë specialistë në fushën e gjuhësisë dhe letërsisë, si dhe në fushat e mësimdhënies dhe të nxënit të këtyre fushave. Formimi shkencor dhe profesional të studentëve si mësues të ardhshëm të gjuhës letërsisë shqipe, të aftë për t’iu përgjigjur në mënyrë konkrete kërkesave të realitetit shqiptar, duke përdorur metoda dhe mjete të përshtatshme për nevojat gjuhësore të fëmijëve, adoleshentëve, të rriturve dhe për të ndihmuar edukimin ndërkulturor për një lëvizje të lirë si nëpërmjet programeve të studimit ashtu edhe për punësim.
2. Ofrimin e programeve të studimit që formojnë specialistë të kualifikuar në fushën e medias,kulturës dhe editimit.
3. Ofrimin e programeve të studimit me karakter profesional, që formojnë punonjës mbështetës për zyrat, bibliotekat dhe arkivat
4. Sigurimin e vazhdueshëm të cilësisë së brendshme dhe ruajtjen e konkurrencës së diplomave në kontekstin e arsimit të lartë në vend, si dhe në kontekstin e arsimit të lartë në përgjithësi
5. Rritjen e cilësisë së kërkimit shkencor dhe vënien e tij në dispozicion të zhvillimit shoqëror dhe kulturor të rajonit.
6 . Përdorimin e metodave që sigurojnë një përvetësim aktiv të aftësive komunikuese të gjuhës dhe letërsisë në seminare dhe në praktikën mësimore të vëzhguar në shkollë.
Si një njësi përbërëse e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, departamenti i Gjuhë-Letërsisë ka si mision krijimin, zhvillimin, transmetimin dhe mbrojtjen e dijeve me anë të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
1 . Ripërtëritjen, pasurimin dhe zhvillimin i kurrikulave të programeve të dy cikleve të studimit, përmes diskutimit dhe miratimit paraprak në grupet e punës, me pedagogë që mbulojnë lëndë të përafërta, në mënyrë që t’u përshtaten sa më mirë objektivave dhe synimeve të departamentit Gjuhë –Letërsi në lidhje me cilësinë e diplomave që ofron
2 . Ristrukturimin e programit të studimit të nivelit të parë (Bachelor), me fokus krijimin, zhvillimin dhe transmetimin e njohurive bazike në fushën e gjuhësisë dhe letërsisë, për të pasur një diplomë të vlefshme në tregun e punës.
3 . Integrimin e mësimdhënies me kërkimin shkencor përmes ndërthurjes së përvojës së deritanishme dhe në funksion të konsolidimit të programeve tekzistuese të studimit që ofron departamenti dhe mundësisë së hapjevs së programeve të reja.
4 . Krijimin e mundësive për të nxënit gjatë gjithë jetës përmes riorganizimit të qendrave të ekselencës dhe krijimit të platformave on-line.
5 . Nxitja e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, në funksion të ndërkombëtarëzimit të departamentit dhe të prioriteteve të zhvillimit ekonomik dhe kulturor
6 . Hartimi i një programi konkret në lidhje me praktikën profesionale, gjithashtu dhe me monitorimin dhe vlerësimin e saj, në mënyrë që ky proces të rezultojë sa më efikas për përgatitjen e mësimdhënësve të ardhshëm
7. Krahas ristrukturimit të planeve, pasurimit të përmbajtjes së syllabuseve dhe përditësimit të materialeve që përfshihen në to me studimet e reja në të gjitha fushat, vëmendje e veçantë i kushtohet edhe metodave të mësimdhënies. Studentët nxiten të punojnë dhe mësojnë në mënyrë të pavarur me anë të metodave të të nxënit me në qendër nxënësin
8. Të integrojë arritjet shkencore individuale të stafit dhe të fushave përkatëse në kurrikulat e lëndëve, për rritjen e cilësisë së mësimdhënies.
9. Të krijojë mundësitë për veprimtari shkencore të mirëorganizuara, jo thjesht si veprimtari promovuese dhe informuese, por si tryeza diskutimi dhe debatinë mënyrë që universiteti të vazhdojë të jetë qendra ku promovohen vlerat dhe arritjet më të mira në shkencë dhe krijimtari.
“FAKE NEWS”- LEKSION I HAPUR NGA GAZETARI, Z. ILIR ALIAJ ME STUDENTË TË UNIKO
“MODELIMI SOCIAL DHE DELIKUENCA”- SEMINAR INFORMUES ME STUDENTË TË UNIKO
UNIKO ZHVILLOI KONFERENCËN SHKENCORE KOMBËTARE “LASGUSH PORADECI NË 120-VJETORIN E LINDJES”
AUTORI ARDIAN VEHBIU PREZANTOI NË UNIKO LIBRIN “GJUHA E THYER, GJUHA QË THYEN”
UNIKO ZHVILLOI KONFERENCËN STUDENTORE ME TEMË: “GJITHËPËRFSHIRJA NË VEPRIM”
STUDENTËT E PROGRAMIT TË STUDIMIT “GJUHË-LETËRSI” ZHVILLUAN NJË TAKIM ME POETIN SKËNDER RUSI
VLERËSOHEN TRI ESETË MË TË MIRA TË KONKURSIT “SI QYTETAR GLOBAL PAQEDASHËS”
TAKIM LETRAR ME POETIN AMERIKAN CRAIG CZURY
“OZONI LETRAR”- KONKURS NË PROZË DHE POEZI ME KRIJIME TË STUDENTËVE
U ZHVILLUA KONFERENCA SHKENCORE ME TEMË: “MITRUSH KUTELI NË 110- VJETORIN E LINDJES”
DISKUTIM PËR LIBRIN “NETË TË VËSHTIRA” TË DINO BUXATIT, PËRKTHYER NGA DR. ERIS RUSI
1 Misioni ynë është pjesë e misionit të Universitetit Fan S.Noli, Korçë, dhe bazohet në tre
komponentë:
- - Mësimdhënia: Departamenti përmes procesit mësimor dhe çdo veprimtarie ekstrakurikulare
duhet të synojë përgatitjen profesionale të specialistëve të lartë në fushën e disiplinave te historis
dhe gjeografise.
- Të përgatisë specialistë në fushat e historise, gjeografise, trashgimnise kulturore dhe natyrore,
edukimit mjedisor etj, përmes përvetësimit të kompetencave specifike dhe saktësisë
metodologjike, por dhe për të nxitur formimin e një qytetari të përgjegjshëm në shërbim të
shoqërisë.
a. Kërkimi shkencor: të kryejë studime shkencore për të zhvilluar programet e studimit të
shkencave humane dhe filologjike dhe të ofrojë shërbime për zgjidhjen e problemeve të
rajonit të Korçës dhe të shoqërisë shqiptare
b. Liri akademike: t`i sigurojë stafit akademik çdo mundësi drejt kërkimit shkencor të pavarur
dhe liri akademike në proçesin e mësimdhënies sipas dispozitave të statutit të UNIKO dhe
legjislacionit në fuqi.
1 Të përgatisë specialistë të aftë për të përballuar sfidat e zhvillimeve dinamike të shoqërisë
shqiptare ne përgjithësi dhe të rajonit të Korçës në veçanti.
2 Të nxisë aktivitetet mësimore, dhe kërkimore.
3 Të zhvillojë bashkëpunimin me institucione rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare të mësimit e
kërkimit, për të nxitur impaktin pozitiv të Departamentit në të ardhmen e Fakultetit, Universitetit
dhe vendit tonë.
UNIKO ZHVILLOI KONFERENCËN STUDENTORE ME TEMË: “GJITHËPËRFSHIRJA NË VEPRIM”
TAKIM PROMOVUES PËR PROGRAMIN E STUDIMIT "GUIDË TURISTIKE"
EVROPA NË SYTË E STUDENTËVE-VEPRIMTARI E ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I HISTORI- GJEOGRAFISË
PEDAGOGË TË UNIKO MORËN PJESË NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE “GEOTOUR 2018”
STUDENTËT E PROGRAMIT HISTORI - GJEOGRAFI EKSPEDITË NË JUG TË SHQIPËRISË
VEPRIMTARI NË KUADER TË 550- VJETORIT TË VDEKJES SE GJERGJ KASTRIOTIT (SKËNDERBEUT)
Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (NJSBC) u fut në strukturën e Universitetit si një njësi e re, pas miratimit që bëri Këshilli i Administrimit të Universitetit “Fan S. Noli” me Vendimin Nr.2 dt. 06.05.2008. Senati i Universitetit me Vendimin nr. 33, datë 17.11.2009 vendosi ngritjen e kësaj njësie si dhe përbërjen e saj. Ajo funksionon në zbatim të Nenit 103 në Ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” si dhe sipas kritereve të përcaktuara në Nenit 73 dhe 74 të Kreut IX “Sigurimi i Cilësisë” të Statutit të Universitetit “Fan S. Noli”. Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë ka në përbërje të saj një koordinator nga çdo njësi kryesore. Pranë çdo njësie kryesore ngrihet Grupi i Vlerësimit të Brendshëm me përfaqësim nga çdo njësi bazë dhe nga organizimet studentore.
Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë për Fakultetin e Edukimit (ku përfshihen Koordinatori dhe Grupi i Vlerësimit të Brendshëm) ka këtë përbërje:
Msc. Olger Brame (Përgjegjës)
Dr. Suela Pici
Dr. Edlira Menkshi
Doc. Marjela Burda
Student: Elena Zoto
Msc. Olger Brame (Përgjegjës)
e-mail: olgerbrame@yahoo.com
Dekanati në institucionet e arsimit të lartë është organ kolegjial që drejtohet nga dekani dhe përbëhet nga: a) dekani; b) zëvendësdekanët; c) administratori i njësisë kryesore; ç) drejtuesit e njësive bazë; d) autoritete të tjera të përcaktuara në statutin e institucionit të arsimit të lartë.
Zëvendësdekanët janë anëtarë me kohë të plotë të personelit akademik. Ata emërohen dhe shkarkohen nga dekani, sipas përcaktimeve të bëra në statutin e institucionit të arsimit të lartë.
Dekanati harton planin strategjik të zhvillimit të njësisë kryesore, mbështetur në propozimet e njësive bazë të tij, si dhe ato të administratorit të njësisë kryesore. Dekanati koordinon veprimtarinë e njësive bazë. Funksionet e dekanatit përcaktohen në statutin dhe rregulloret e institucionit të arsimit të lartë.
Prof.as.dr. Jonela Spaho –Përgjegjës Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë - Dekan
Dr. Alba Kreka - Zv. Dekan
Dr. Albina Pajo –Përgjegjës Departamenti i Edukimit
PhD. Metin Venxha –Përgjegjës Departamenti i Historisë dhe i Gjeografisë
Ndihmësja e Dekanit
Përgjigjet për zbatimin korrekt të detyrave të lëna nga Dekani. Ndihmon në përgatitjen e materialeve për Dekanin dhe dërgimin e tyre në destinacion, merr dhe tejçon informacion dhe porosi brenda e jashtë fakultetit për problematika të ndryshme, ndjek realizimin e porosive të Dekanit për stafin akademik e administrativ. Ndihmësja e Dekanit përgjigjet për korrespondencën nga protokolli, procesverbalet e mbledhjeve të dekanatit, administrimin e vulës së fakultetit si dhe koordinon takimet e Dekanit me punonjësit, studentët, partnerët, publikun etj. Gjithashtu pjesë e detyrave të ndihmëses së Dekanit është edhe koordinimi i gjithë procesit të çertifikimit të provimit të gjuhës Greke.
Znj. Maria Tanushi-Ndihmëse e dekanit
Tel: +355 822 48944
e-mail: dekanati@yahoo.com
tanushimaria@yahoo.com
Sekretaria mësimore & Zyra e informimit të studentëve
Sekretaria Mësimore dhe Zyra e informimit dhe orientimit të studentëve janë përgjegjëse për menaxhimin e procesit të regjistrimit të studentëve. Zyra e Sekretarisë Mësimore është përgjegjëse për rregullimin, monitorimin dhe arkivimin e çdo regjistrimi, informacioni, dokumenti ose transkripti lidhur me studentët. Sekretaritë mësimore kanë përgjegjësi për hedhjen, administrimin dhe ruajtjen e të dhënave mësimore të studenteve dhe të procesit mësimor dhe në mënyrë të veçantë kanë përgjegjësi për plotësimin e regjistrit bazë të studentëve. Kjo njësi është një strukturë racionale për të përmbushur sa më mirë detyrat e organizimit të procesit mësimor të fakultetit, në shërbim të studentëve dhe të stafit akademik.
Znj. Teuta Naslazi -Kryesekretare
e-mail: tnaslazi@yahoo.com
Znj. Engjëllushe Frashëri- Sekretare
e-mail: engjellushefrasheri@hotmail.com
Znj. Vilma Mosko -Sekretare
Departamenti i Gjuhëve të huaja dhe Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë
e-mail: moskovilma@yahoo.com
Znj. Enela Pepaj -Sekretare
Departamenti i Edukimit dhe Departamenti i Historisë dhe Gjeografisë
e-mail: enelaeni@hotmail.com
Z. Dhimitri Konini -Specialist IT
Z. Edmond Tole- Specialist Biblioteke
|
|
|
Vizioni
Vizioni i UNIKO është të bëhet lider në cilësinë dhe përsosmërinë e ofrimit të shërbimeve bibliotekare.
Misioni
Misioni i bibliotekës së UNIKO është të sigurojë shërbimet e duhura të informacionit për të përmbushur nevojat aktuale, si dhe për të ardhmen e komunitetit akademik në UNIKO, po ashtu dhe të mbështesë programet arsimore në nivele të ndryshme të kërkimit dhe shërbimit ndaj komunitetit.
Vizioni
Vizioni i UNIKO është të bëhet lider në cilësinë dhe përsosmërinë e ofrimit të shërbimeve bibliotekare.
Vlerat
Të gjitha materialet e bibliotekave mund të huazohen përmes shërbimit të ofruar nga specialistët e bibliotekës, me përjashtim të materialeve të referencës, tezave dhe periodikëve, të cilët mund të huazohen përmes politikës së huazimit.
Biblioteka nuk lejon huazimin e më shumë se 5 (pesë) librave në përdorim, për një afat kohor më tepër se 1 (një) muaj.
Reference
Specialistët e bibliotekës janë në dispozicion në tryezën e shërbimit për të ndihmuar përdoruesit duke iu “servirur” fondin e koleksioneve që ata kërkojnë dhe iu përgjigjen pyetjeve të tyre në mënyrë efektive, qoftë personalisht gjatë orarit të punës në bibliotekë, apo edhe përmes emailit.
Huazimi ndërbibliotekar
Huazimi ndërbibliotekar është një shërbim i vënë në dispozicion për anëtarët e fakulteteve të UNIKO dhe studentët e diplomuar. ILL lejon përdoruesit e UNIKO dhe bibliotekave të huazojnë materiale fizike dhe të marrin skanime të burimeve të informacionit nga:
- Bibliotekat e Fakulteteve
– U-library
Rezervimi i Materialeve
Rezervimi i materialeve bëhet në varësi të kërkesave, nevojave të studentit
dhe kërkesave të pedagogut. Për literaturën që nuk lejohet të nxirret
jashtë sallës, ndihmohet lexuesi duke i fotokopjuar vetëm një numër të
kufizuar faqesh që i nevojiten atij (deri në 15 faqe për titull).
Teknologji dhe Pajisje
Kompjuter : Kompjuterat janë në shërbim të përdoruesve për të mundësuar në çdo moment kërkimin.
Printim :
Fotokopje:
Wireless janë në shërbim duke përdorur paswordin përkatës
Skanimi është i mundur në disa biblioteka.
Kodhel Zere
(kodhel@hotmail.com
Agathula Ngjela
Aleksander Bardhi
Sara Çaçi - Kryetare
Bleona Ohran
Gentiana Dervishi