STUDENTI I UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”, ANDI ZHGABA, DO TË PËRFAQËSOJË UNIVERSITETIN DHE SHQIPËRINË NË OLIMPIADËN E 17-TË STUDENTORE BALLKANIKE TË MATEMATIKËS QË ZHVILLOHET NË STRUGË TË MAQEDONISË SË VERIUT NË DATAT 7-12 MARS 2023

Në datën 1 mars 2023, rektori, prof. dr. Dhimitri Bello priti në një takim të veçantë studentin e Universitetit “Fan S. Noli”, Andi Zhgaba, i cili do të përfaqësojë  Universitetin dhe Shqipërinë në Olimpiadën e 17-të Studentore Ballkanike të Matematikës që do të zhvillohet në Strugë të Maqedonisë së Veriut nga data 7-12 mars 2023. Kjo është hera e parë që një universitet shqiptar merr pjesë në një kompeticion të tillë, Rektori e përgëzoi Andin për këtë pjesëmarrje në emrin e tij dhe të institucionit që dejton, duke i uruar suksese dhe rezulate sa më të larta. Profesor Bello, bashkë me zëvendësrektorin për mësimin, dr. Arto Adili shprehën bindjen se Andi do të përfaqësohet denjësisht në këtë kompeticion, ku marrin pjesë studentë të universiteteve elitare të Ballkanit, Evropës dhe më gjerë. Gjithashtu, Rektori theksoi se është mjaft e rëndësishme që të rinjtë e rajonit tonë kanë ende interes për programin e studimit “Matematikë-Fizikë”, duke e zgjedhur atë në ofertën akademike të Universitetit “Fan S. Noli”.

Andi falënderoi Universitetin për mundësinë që i dha pasi pjesëmarrja në këtë olimpiadë padyshim do të jetë një përvojë shumë e vlefshme edhe për vijimësinë e profesiont që ai ka zgjedhur. Por nga ana tjetër është edhe një përgjegjësi më e madhe pasi ai do të përfaqësojë veten, Universitetin e vendin e tij.

Previous Post
QUADIC training in Gjilan
Next Post
Regjistrimet për provimet e certifikimit të gjuhës greke

Rregullime të aksesueshmërisë

Zgjidh profilin e aksesueshmërisë që të përshtatet për ty
OFF ON
Thekso lidhjet Thekson të gjitha lidhjet në sit!
OFF ON
Ndal animacionet Animacionet do të ndalen në sit!
OFF ON
Shkronjë për disleksi Shkronja për disleksi do të aplikohet në sit!
OFF ON
Fshih imazhet Të gjitha imazhet do të fshihen në sit!
Zgjidh profilin e aksesueshmërisë që të përshtatet për ty
Rregullo madhësinë e shkronjave
Parazgjedhje
Ngopje e lartë
Kontrast i lartë
Kontrast i lehtë
Kontrast i errët
Rregullo hapësirën ndërmjet shkronjave
Parazgjedhje
Rregullo lartësinë e rreshtit
Parazgjedhje
Mënyra folëse
Rreshto në qendër
Rreshto majtas
Rreshto djathtas