|

|
 |
MIRËSEVINI NË FAQEN E INTERNETIT TË UNIVERSITETIT "FAN S. NOLI" |
 |
PËRSHËNDETJE E REKTORIT TË UNIVERSITETIT " FAN S. NOLI " Prof. as. dr GJERGJI MERO
Kam nderin dhe kënaqësinë që t'ju uroj mirëseardhjen në Faqen e Internetit të Universitetit tonë, të institucionit më të lartë të arsimit në rajonin e Korçës, i cili mban emrin e njërit prej personaliteteve më të shquara të historisë e kulturës kombëtare, Fan Nolit, si dhe t'ju përcjell atë çka ju ofron Korça dhe Universiteti ynë, jo vetëm të rinjve shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve tanë, por edhe studentëve të tjerë të huaj, që janë të interesuar për të njohur dhe studiuar në Universitetin tonë.Universiteti ynë ka trashëguar përvojën dhe arritjet më të mira të arsimit kombëtar shqiptar, të punës intensive e plot pasion të brezave të pedagogëve e studentëve, të cilët kanë kultivuar vlerat akademike dhe kanë hedhur themelet e mësimdhënies e kërkimit shkencor. Ne evokojmë këtë histori vlerash si një thesar prej të cilit brezat kanë çfarë të trashëgojnë.
Këtë vit akademik vazhdojnë studimet me qindra studentë në programet e studimit "Master i Nivelit të Parë" në Fakultetin e Mësuesisë dhe atë të Bujqësisë. Shumë shpejt përpjekjet tona do të kurorëzohen edhe me çeljen e programeve të studimit në cikle më të larta, ndaj dua t'i siguroj studentët se do të gjejnë te ne atë çka ata dëshirojnë dhe ëndërrojnë: studim dhe edukim cilësor, staf të përkushtuar dhe të kualifikuar, mjedise bashkëkohore mësimore, studimore dhe çlodhëse ..... më shumë
 |
NJOFTIME |
 |
|
|
- MË DATËN 27 PRILL 2012, ORA 12.00 NË SALLËN E AMFITEATRIT TË UNIVERSITETIT,NË KUADRIN E DITËS SË PËRKTHYESVE TË RINJ,MES STUDENTËVE DHE PEDAGOGËVE DO TË JETË SHKRIMTARI DHE PËRKTHYESI I SHQUAR AMIK KASORUHO.....kliko
-
Më datën 27 prill 2012, ora 10.00 në sallën 211 E të universitetit, në kuadrin e ditës ndërkombëtare të librit Instituti i sociologjisë-Dega Korçë dhe universiteti i Korçës,në bashkëpunim me ambasadën e Republikës Çeke në Tiranë / Fondacionin Havel ju ftojnë në forumin akademik me temë:
“Transformimet post-komuniste në vendet e europës qëndrore e lindore,roli i liderëve dhe modeli Havel”
dhe paraqitjen e studimit monografik të Irena Nikaj :
“ Mendimi shoqëror e filozofik shqiptar i viteve 30-të (neoshqiptarizma)”
.....kliko
- 25.04.2012... Në mjediset e bibliotekës “Kongresi i Manastirit” u zhvillua takimi me pedagogët e Universitetit “Fan S.Noli” ku merrte pjesë edhe drejtorja e përgjithshme e bibliotekës së Akademisë së Shkencave, znj.Marjana Ymeri. Në këtë takim u bë prezantimi i projektit ERA2012 (Electronic Resources for Albania) i cili jep akses në një gamë të gjerë të burimeve elektronike me tekst të plotë me cilësi të lartë është i disponueshëm pa pagesë për stafin, studentët dhe përdoruesit e bibliotekave në shumë institucione në Shqipëri.....kliko
- 19-20 Prill 2012....Këtë vit edhe stundetët e gjuhës dhe letërsisë morën pjesë dhe përfaqësuan Universitetin e Korçës në hapësirën ballkanike me kumtesat e tyre....kliko
- 23 Mars 2012... Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë organizon në orën 12.00 në sallën e konferencave të Fakultetit të Bujqësisë seminarin shkencor me temë: " Vepra e Mihal Gramenos në konteksin e Sotëm letrar dhe historik "......kliko
- 7 Mars 2012....., Konferencën Jubilare me temë: " NGA MESONJETORJA TEK UNIVERSITETI I KORÇES" nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit Prof.dr Sali Berisha....kliko.
- Ne kuader te bashkepunimit me Universitetin Valahia te Targovishtes (Rumani) gjithe studenteve dhe stafit akademik te universitetit ju jepet mundesia e shfrytezimit online te Revistes ''Kulture dhe Identitet ne Evrope'' dhe e aplikimit nga stafi akademik per botime ne kete reviste....kliko
- Universiteti "Fan S. Noli" merr pjese ne projektin ERA2012. Përmes Projektit ERA2012 (Electronic Resources for Albania) aksesi në një gamë të gjerë të burimeve elektronike me tekst të plotë me cilësi të lartë është i disponueshëm pa pagesë për stafin, studentët dhe përdoruesit e bibliotekave në shumë institucione në Shqipëri.Per te patur akses ne kete projekt......kliko
- Shpallen lista e kandidaturave për autoritetin drejtues “REKTOR” dhe organet drejtuese "SENAT AKADEMIK" e "KESHILL ADMINISTRIMI"....kliko
- Ftesë: Forum Informativ
“Kuptimi i procesit të integrimit europian të vendit”
Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) ka kënaqësinë t’ju ftojë në forumin informativ
“Kuptimi i procesit të integrimit europian të vendit” i cili do të organizohet:
të premten, 3 shkurt 2012, ora 11:00 – 13:00, në Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
E ftuar nderi në këtë aktivitet do të jetë Shkëlqesinë e saj Znj. Fiona Mcllwham,
Ambasadore e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri....me shume
- Rregullore e zgjedhjeve 2012 ....kliko
- Lajmerohen te gjithe studentet dhe stafi akademik se sezoni i provimeve per semestrin e pare te vitit akademi do te jete pas zgjedhjeve per organet drejtuese ne universitet
- 21-22 Dhjetor 2011....Universiteti “Fan S. Noli” i Korçës dhe Shtëpia Botuese “Logos-A”, Shkup, në bashkëpunim dhe me institucione të tjera, organizuan konferencen ndërkombëtare kushtuar jetës dhe veprës së Hafiz Ali Korçës, figurë e shquar e letrave dhe atdhetar i madh.
- 4/11/2011....Departamenti i Filozofise ne universitetin "Fan S. Noli" dhe Fakulteti i shkencave sociale ne universitetin e Tiranes organizojne Simpoziumin shkencor me teme: "Kerkim rreth mendimit shoqeror shqiptar" ....kliko
-
Në datë 4 nëntor në orën 10.00 në sallën e konferencave të Fakultetit të Mësuesisë Drejtoria Arsimore Rajonale Korçës në bashkëpunim me universitetin “Fan S.Noli” të Korçës, zhvilloi Konferencën Rajonale mbi Arritjet dhe Sfidat për Arsimin Rajonal. Në këtë konferencë merrte pjesë edhe zv.ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Alit Shamata. Në qendër të kësaj konference ishte bashkëpunimi nxënës-mësues- komunitet. Lajmotivi i kësaj konference ishte: “Arsimni nga perket te gjitheve”...kliko
- Universiteti "Fan S. Noli"organizon diten e premte dt 21 tetor 2011, ora 10.00 ne sallen e konferencave te Fakultetit te Mesuesise, Konferencen me rastin e 80 vjetorit te lindjes se shkrimtarit Dritero Agolli dhe dhenies se titullit "Dr Honoris Causa".....kliko
- 10 Tetor 2011....Kryeministri i Shqiperise Z. Sali Berisha vizitoi Universitetin "Fan S. Noli" me rastin e 40 vjetorit te krijimit te tij.
- Rektorati i uron gjithe studenteve dhe stafit akademik suksese ne vitin e ri akademik 2011-2012.
|
- KONFERENCA SHKENCORE " NGA MESONJETORJA TEK UNIVERSITETI I KORÇES"
Monument Valley
A scenic shot of Monument Valley in Utah.
|
|