Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

PROFESIONI I INFERMIERIT NË BOTË DHE KRYESISHT NË BALLKAN ISHTE TEMA E NJË LEKSIONI TË HAPUR QË ASIST. PROF. DIMITROS THEOFANIDIS NGA INTERNATIONAL HELENIC UNIVERSITY, GREQI KA MBAJTUR ME STUDENTË TË DEPARTAMENTIT TË INFERMIERISË, UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”

Në datën 12 prill 2023, në mjediset e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane u zhvillua një leksion i hapur me studentë të departamentit të Infermierisë, nga asist. prof. Dimitros Theofanidis pedagog i departamentit të Infermierisë në International Helenic University, Geqi.

Sipas Blendi Baze pwrgjegjws i departamentit tw Infermierisw, FSHNH, prof. Theofanidis ndodhet për herë të parë në Universitetin “Fan S. Noli”. Ai vjen në kuadrin e projekteve Erasmus+, ku do të zhvillojë disa leksione me studentë të këtij Departamenti mbi historikun e zhvillimit të profesionit të infermierit në botë dhe kryesisht në Ballkan.

Gjatë këtij leksioni të hapur studentët dhe pedagogët e pranishëm diskutuan me prof. Theofanidis, duke iu referuar edhe përvojave të sjella nga të dy vendet në këtë fushë.   

Leave a Reply