Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“NË KËTË FUNDVITI ME BANORËT E QENDRËS REZIDENCIALE TË ZHVILLIMIT, KORÇË”- PROJEKTE NDËRGJEGJËSUESE TË STUDENTËVE TË PROGRAMIT TË STUDIMIT “ADMINISTRIM DHE POLITIKA SOCIALE”

Studentët e vitit II të programit  të studimit  “Administrim dhe Politika Sociale” të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane, në kuadër të lëndës “Bazat e Administrimit të Shërbimeve Sociale”, kanë ideuar dhe realizuar disa projekte ndërgjegjësuese pranë institucioneve, ku zhvillojnë praktikën profesionale. Sipas pedagoges së lëndës, dr. Viola Dolani, qëllimi i këtyre veprimtarive është që studentët të venë në zbatim ndaj individëve dhe grupeve në nevojë kompetencat e formuara, si: të gatuajmë së bashku, të gjithë festojmë, veshje të ngrohta dhe urime për një vit të ri dhe të mbarë etj. Ajo ka shprehur mirënjohjen dhe falënderime për të gjithë studentët që me seriozitet e përkushtim siguruan veshje për banorët e Qendrës Rezidenciale të Zhvillimit, si: Serxhion, studentin që shprehu dëshirën për të dhuruar kohën e argëtimit të tij përfituesve të qendrës, Joanën, Ketianën, Aldën dhe Rean, të cilat me shumë dashuri zbukuruan mjediset e Qendrës Rezidenciale; Esmeraldën dhe Xhoanën që gatuan ushqimet e preferuara të përfituesve. Njëkohësisht shprehu mirënjohje dhe për stafin që gjithmonë ka mbështetur nismat e studentëve, me sloganin “Të gjithë së bashku mund të ndryshojmë qasjen që komuniteti duhet të ketë ndaj shtresave në nevojë”.

Leave a Reply

sqAlbanian