Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“KONTABILITETI, TRADITA DHE E ARDHMJA” ISHTE TEMA E TRYEZËS SË RRUMBULLAKËT TË ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI FINANCË-KONTABILITET NË KUADËR TË DITËS NDËRKOMBËTARE TË KONTABILISTËVE

Në datën 10 nëntor 2022 departamenti Financë-Kontabilitet organizoi një tryezë të rrumbullkaët me temë: “Kontabiliteti, Tradita dhe e Ardhmja” në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Kontabilistëve. Në këtë takim ishin të pranishëm pedagogë e student të këtij departamenti, si dhe kontabilistë të miratuar, auditues ligjorë e specialistë të kësaj fushe në rajonin e Korçës. Në fjalën e hapjes pedagogia, prof. as. dr. Alketa Zheku tha se kjo ditë sjell në vëmendje profesionin e kontabilistit, i cili promovon qeverisjen e mirë, lufton keqpërdorimet dhe korrupsionin, duke mbështetur e fuqizuar bizneset kudo në botë. Ndërsa foli për traditat dhe tendencat e këtij profesioni ajo iu drejtua studentëve si kontabilistë të ardhshëm ta duan profesionin që kanë zgjedhur, të punojnë me përkushtim e ndërgjegje, pasi kjo është rruga e duhur për të patur gjithmonë sukses.

Punimet e kësaj tyreze dhe të pranishmit i përshëndeti edhe dekani i Fakultetit të Ekonomisë, prof. as. dr. Ledina Alolli. Ajo përgëzoi Departamentin për nismën, pasi sipas saj organizime të tilla janë një vlerë e shtuar jo vetëm për Universitetin, por edhe për zgjerimin e forcimin e bashkëpunimit me specialistë të fushës dhe me biznesin.  Më tej, përgjegjësja e Departamentit, prof. as. dr. Anila Mançka ftoi të pranishmit në diskutime rreth profesionit të kontabilistit.

Të ftuarit sollën shembuj konkretë nga puna e tyre e përditshme, duke nënvizuar edhe rëndësinë që ka për studentët alternimi i teorisë me praktikën profesionale. Një përshëndetje dhe falënderim të veçantë përcolli në këtë ditë për pedagogët dhe bashkëmoshatarët edhe ish-studentja e këtij Departamanti, Edisnajda Shaholli, e cila sot punon si kontabiliste në rajonin e Korçës.  

Leave a Reply

sqAlbanian