Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“GJALLËRIMI I SPORTIT UNIVERSITAR-NDËRGJEGJËSIM PËR ROLIN E TIJ TË PAZËVENDËSUESHËM NË EDUKIMIN, ZHVILLIMIN DHE NË CILËSINË E JETËS SË ÇDO NJERIU”- VEPRIMTARI E ZHVILLUAR NGA FSHSU DHE UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” KORÇË, NË KUADËR TË DITËS NDËRKOMBËTARE TË SPORTIT UNIVERSITAR

Në datën 23 shtator 2021 në kuadër të Ditës Evropiane të Sportit Universitar, në Universitetin “Fan S. Noli” Korçë u zhvillua një veprimtari me fokus rigjallërimin e sportit universitar. Në këtë takim të organizuar nga FSHSU në bashkëpunim dhe Universitetin “Fan S. Noli” ishin të pranishëm pedagogë të universitetit, studentë të programit “Edukim Fizik dhe Sporte”, si dhe presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, z. Fidel Ylli. Takimin e hapi zëvendësrektori i UNIKO dr. Arto Adili, i cili shprehu kënaqësinë e këtij bashkëpunimi dhe njëkohësisht theksoi se zhvillimi i sportit universitar mbetet një ndër objektivat kryesorë të Universitetit “Fan S. Noli”. Ai tha se UNIKO ka qenë gjithmonë pjesë e veprimtarive sportive të organizuuara nga rang universitetesh, ku edhe ka bërë një paraqitje dinjitoze. Më tej në fjalën e tij presidenti i FSHSU, z. Besnik Veliu tha se qëllimi i federates është të mbështesë shoqatat sportive studentore të formuara brenda universiteteve për të promovuar vlerat sportive dhe inkurajuar praktikën në harmoni me frymën universitare.

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli e vlerësoi këtë takim, i cili do të jetë një shtysë më tepër për gjallërimin e jetës studentore, sepse sporti nuk është vetëm një garë, por është edukim, është cilësi jete dhe zhvillim. Në këtë kuadër ai tha se Korça duhet ta vazhdojë traditën si një qytet me emër në futboll, volejboll, basketboll e mjaft disiplina të tjera sportive. Takimin e kanë përshëndetur edhe pedagogët prof. as. dr. Irena Nikaj dhe dr. Eriseld Kalemaj, të cilët sollën edhe përvoja se si është punuar ndër vite për t`i përshirë studentët në veprimtari të ndryshme sportive, duke përhapur frymën dhe kulturën sportive.

Takimi vijoi me diskutime, ku të pranishmit dhanë mendime dhe ide për zhvillimin e mëtejshëm të sportit universitar.  

Leave a Reply

sqAlbanian