Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

FONDACIONI ALSAR DHUROI 176 LIBRA PËR BIBLIOTEKËN SHKENCORE TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

Në datën 18 gusht 2022, një fond prej 176 librash i është shtuar Bibliotekës Shkencore të Universitetit “Fan S. Noli”, nga Fondacioni ALSAR në kuadër të projektit “Libri, dhurata më e çmuar”. Librat, kryesisht të fushës së historisë dhe shkencave sociale, janë në dispozicion të studentëve dhe pedagogëve për t’i ndihmuar ata në punën e tyre kërkimore-shkencore. Është hera e dytë që ky fondacion i dhuron libra bibliotekës së Universiteti “Fan S. Noli”, në kuadër edhe të marrëveshjes së bashkëpunimit që është nënshkruar midis dy institucioneve.

Leave a Reply

sqAlbanian