Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“EVIDENTIMI DHE HULUMTIMI I FONDIT ALBANOLOGJIK TË BIBLIOTEKËS PUBLIKE “THIMI MITKO NË FUNKSION TË KËRKIMIT SHKENCOR NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË”, ËSHTË PROJEKTI I FITUAR NGA UNIVERSITETI “FAN S. NOLI, I CILI U PREZANTUA SOT NË PRANI TË PËRFAQËSUESVE TË AGJENCISË KOMBËTARE TË KËRKIMIT SHKENCOR DHE INOVACIONIT (AKSHI) DHE BIBLIOTEKËS PUBLIKE “THIMI MITKO”, KORÇË

Në datën 21 tetor 2022, Universiteti “Fan S. Noli” zhvilloi në mjediset e bibliotekës “Thimi Mitko” takimin prezantues për projektin: “Evidentimi dhe hulumtimi i Fondit Albanologjik të bibliotekës publike “Thimi Mitko”, Korçë në funksion të kërkimit shkencor në institucionet e arsimit të lartë”. Ky projekt u fitua nga Universiteti ynë në thirrjet për aplikim për projekte kombëtare të kërkimit dhe zhvillimit për vitin 2022 të AKKSH-it. Të pranishmit nënvizuan se ky projekt synon të bëjë bashkë dy institucione të rëndësishme si Universitetin “Fan S. Noli” dhe Bibliotekën Publike “Thimi Mitko” në një bashkëpunim ndërinsitucional për të bërë të prekshëm fondin e artë të albanologjisë, i cili konsiderohet jo vetëm një pasuri e madhe për qytetin e Korçës, por edhe një vlerë e paçmueshme e trashëgimisë sonë kombëtare. Duke evidentuar dhe hulumtuar pasurinë e rallë të këtij Fondit nga studiues dhe profesionistë të fushës, ai bëhet i prekshëm nga të gjithë të interesuarit, madje lehtësisht mund të bëhet pjesë e strukturave të teknologjisë informatike të institucionit të bibliotekës.

Leave a Reply

sqAlbanian