Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” ZHVILLOI CEREMONINË E FILLIMIT TË VITIT AKADEMIK 2021-2022, I CILI SIVJET PËRKON EDHE ME 50-VJETORIN E THEMELIMIT TË UNIKO

Në datën 18 tetor 2021, Universiteti “Fan S. Noli” zhvilloi ceremoninë tradicionale të fillimit të vitit të ri akademik 2021-2022. Ceremonia nisi me nderimin e himnit tonë kombëtar dhe fjalën e hapjes e mbajti dekania e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, prof. as. dr. Jonela Spaho. Ajo uroi kolegët dhe studentët për një vit të mbarë  dhe të suksesshëm, ndërsa siguroi studentët se duke zgjedhur UNIKO kanë bërë zgjedhjen e duhur, pasi ky universitet siguron proces të lartë mësimdhënieje, që i përgjigjet kërkesave të kohës dhe sfidave të arsimit të lartë në hapësirën mbarëshqiptare dhe më gjerë. Ky vit përkon edhe me 50-vjetorin e themelimit të UNIKO, një tregues ky i suksesit të vazhueshëm të këtij Universiteti. Më pas përshëndetën në emër të stafit të Fakultetit të Bujqësisë dhe Fakultetit të Ekonomisë, prof. as. dr. Gjergji Mero dhe dr. Emil Frashëri, të cilët theksuan se duke punuar të gjithë së bashku ia dolën të përballonin me sukses sfidat dhe vështirësitë e vitit të kaluar.

Një ceremoni mirëseardhjeje u zhvillua edhe në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane. Dekania, prof. as. dr. Sonela Stillo përcolli për stafin dhe studentët e këtij fakulteti urimin për një vit të mbarë akademik.

Leave a Reply

en_USEnglish