Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

U ZHVILLUA TAKIMI I PARË I BORDIT KËSHILLIMOR TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”  

Në datën 8 prill 2022, në Universitetin “Fan S. Noli” u ngrit Bordi Këshillimor, një strukturë e përbërë nga drejtues të Universitetit dhe njësive kryesore të tij, përfaqësues të pushtetit vendor, institucioneve, biznesit publik e privat etj. Qëllimi është bashkëpunimi midis të gjithë aktorëve lokalë për këshillimin, orientimin dhe motivimin e të rinjve që të studiojnë në këtë Universiteti, i cili u ofron mundësi të shumta, si dhe të punojnë në vendlindjen e tyre pasi tregu i punës po ndien gjithmonë e më tepër nevojën e specialistëve të rinj në fusha të ndryshme.

Në këtë takim të parë, rektori i Universitetit, prof. dr. Dhimitri Bello i falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen, duke shprehur bindjen se idetë konkrete, mbështetja dhe angazhimi i të gjithëve do të finalizohen me projekte gjithëpërfshirëse në dobi të institucioneve, banorëve dhe kryesisht të rinjve të këtij rajoni, si dhe në zhvillimin ekonomik të tij.

Leave a Reply

en_USEnglish