Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

Trajnime prane Qendres se Ekselences FSHNH

NJOFTIM PËR TRAJNIMIN E MËSUESVE NË SHËRBIM

Mbështetur në nenin 58 të Ligjit “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në Udhëzimet e Ministrit të Arsimit dhe Sportit për kualifikimin e mësuesve, në kuadër  të proçesit të trajtinit dhe kualifikimit të mësuesve të arsimit parauniversitar, ju bëjmë të ditur se në Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Humane, Universitetin “ Fan S.Noli”, Korçë, rifillojmë sezonin e trajnimeve pranë Qëndrës së Ekselencës. Qëndra “FSHNH” është akredituar nga MASH me vendimin nr.29, datë 14.05.2013, për zhvillimin e moduleve të trajnimit, për mësuesit në detyrë në rajonin e Korçës dhe më gjerë, me Urdhër të Ministrit nr. 110 datë 09.03.2011 “Për nevojat për trajnimin e mësuesve dhe drejtuesve për arsmin parauniversitar”.

1.Trajnimet do të zhvillohen nga data 7 – 8 Nëntor, 2014. Detajet e zhvillimit të çdo moduli do t`ju bëhen të qarta kandidatëve të rregjistruar sipas një grafiku të përpunuar për çdo modul të ofruar.

2.Sipas akteve ligjore dhe nënligjore, dhe Udhëzimit nr. 26, të Ministrit të MAS “Për zhvillimin Profesional të Punonjësve Arsimorë”, datë 15.08. 2014, neni 6, një ditë trajnimi përbëhet nga

6 orë, ku 3 orë janë trajnim nga trajnieri ose studim i materialit të programit dhe 3 orë janë përgatitje individuale e të trajnuarit për përgatitjen e detyrave. Çdo ditë trajnimi pasqyrohet me 2 kredite në certifikatën e të trajnuarit.

3. Për regjistrim, të interesuarit duhet t`u dërgojnë formularin përkatës çdo ditë deri në datën 03.11.2014, ora 16.00,  në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Humane,

kati i dytë, nr. 211 (Sekretaria e Qendrës së Ekselencës) ose online në adresën: amelita.themeli@yahoo.com

4.Tarifa e trjnimit është 1500 lekë për një kredit. Kjo pagesë do të bëhet në çdo bankë të nivelit të dytë, pas regjistrimit të kandidatëve në sekretarinë e Qëndrës së Ekselencës “FSHNH”.

5.Për çdo modul kandidatëve do t’u lëshohet certifikatë përkatëse.

6.Bashkëngjitur keni formularin e aplikimit, modulet që do të ofrohen në këtë sezon trajnimi, nga lista e moduleve dhe programeve të akredituara, si dhe kreditet përkatëse.

7.Trajnimi do të bëhet nga stafi më i kualifikuar akademik i Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane. Modulet e trajnimit në lidhje me Teknologjinë e Informacionit dhe Fizikës do të zhvillohen në laboratorët përkatës të pajisur me mjetet dhe infrastrukturë bashkëkohore, ku pjesëmarrësit kanë mundësi për të zhvilluar aftësitë e tyre duke ndërthurur teorinë me praktikën.

Ju siguroj se në mjediset e trajnimit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane do të gjeni kushte lehtësuese.

Ju mirëpresim!

Dekani

Prof.dr. Gjergji PENDAVINJI

Modulet e ofruara….kliko

Leave a Reply

en_USEnglish