Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

STUDENTËT E FAKULTETIT EKONOMIK, PJESË E KLUBIT TE DEBATIT U TRAJNUAN NË KUADËR TË PROGRAMIT “DEBATI EKONOMIK” QË PO ZHVILLOHET ME PJESËMARRJEN E INSTITUCIONEVE TË ARSIMIT TË LARTË NË SHQIPËRI

Në datën 18 mars 2022, në vijim të trajnimeve të programit “Debati Ekonomik”, prane Universitetit “Fan S. Noli” u zhvillua trajnimi me Klubin Studentor të Fakultetit Ekonomik nga përfaqësueset e Junior Achivement of Albania (JAA), zj. Kristela Pashollari dhe zj. Eniana Kociaj. Sipas koordinatores së klubit, pedagoges Klaudia Lipi, ky trajnim ka në fokus fushën e kërkimit shkencor, shkrimin akademik dhe të menduarit kritik, duke i parë në aspektin e përgjithshëm dhe më specifikisht si një nga mjetet më të forta për të qenë një debatues i suksesshëm. Gjithashtu, trajnimi synon rritjen e kapaciteteve të studentëve që janë pjesë e klubit të debatit dhe të interesit për studentët më të rinj të këtij klubi debati. “Debati Ekonomik” u mbështet nga Qendra e Karrierës dhe Alumnit pranë Universitetit “Fan S. Noli”.

Leave a Reply

en_USEnglish