Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

SHKËMBIMI I UNIVERSITETEVE VIRTUALE SHQIPTARE EVROPIANE (VALEU – X) 

Në datat 22-28 shtator 2021,VALEU-X dhe partnerët organizuan takimin Afat- mesëm dhe Forumin e 2-të të Ekspertëve 

Nw datën 22 shtator 2021  takimi Afat-mesëm dhe Forumi II i Ekspertëve  u mbajtwn në mjediset e Universitetit Aleksandër Moisiu (AMU), Durrës, Shqipëri. 

Fillimisht u bw prezantimi i statusit aktual të projektit, për të vazhduar më tej me sigurimin e cilësisë dhe shpërndarjen. 

Moduli i Mësimit Bashkëpunues Virtual (VCL) u bë gjithashtu një temë diskutimi, në të cilën Institucionet e Arsimit të Lartë, të përfshira në këtë projekt, janë anzgazhuar deri në implementimin e tij. Stafi administrativ dhe akademik i Universiteteve ndanë idetë e tyre në lidhje me mënyrat se si mund të punohet dhe ridizenjohet kurrikula, në mënyrë që të përshtatet me Mësimin Bashkëpunues Virtual dhe ta bëjnë atë pjesë të proceseve të mësimdhënies dhe të nxënit. Disa materiale mësimore u prezantuan gjithashtu për të ndihmuar studentët dhe stafin akademik në kurset pilot të të mësuarit bashkëpunues. Të gjithë pjesëmarrësit ishin tepër të interesuar për të përshtatur dhe zbatuar mënyra të reja të mësimdhënies sipas Mësimit Bashkëpunues Virtual. 

Në fund të takimit, pjesëmarrësit diskutuan rreth organizimit të forumit të dytë të ekspertëve. 

Në datat 23-24 shtator 2021, Forumi i Ekspertëve u organizua me pjesëmarrjen e IAL-ve të Shqipërisë. Tema kryesore e diskutimit ishte mjedisi i të mësuarit bashkëpunues virtual për studentët dhe e-tutors. Forumi i dytë i ekspertëve i projektit VALUE-X u mbajt në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës dhe u moderua nga prof. dr. Eric Schoop, TU Dresden. Forumi  u cilwsua shumë i dobishëm dhe praktik, pasi nw tw u prezantua një informacion i detajuar mbi Mësimin Bashkëpunues Virtual (VCL) dhe mobilietin virtual, ku të pranishmit ndanë përvojat e punës së tyre të përditshme, duke iu përshtatur qëllimit të projektit VALEU-X. 

Ndryshimi i mënyrës sesi studentët e Universiteteve tona e konceptojnë procesin e të mësuarit dhe marrëdhënien mësues-student ishte gjithashtu pjesë e diskutimeve gjatë forumit, duke pasur gjithmonë në vëmendje zbatimin e Mësimit Bashkëpunues Virtual. 
 

Temat e tjera të diskutimit, në lidhje me objektivat e projektit VALEU-X janë përmendur më poshtë: 

  • Ngritja i një mjedisi të integruar të Mësimit Bashkëpunues Virtual 
  • Hartimi i materialeve mësimore dhe didaktike të kurseve të përzgjedhura të VCL 
  • Mjedisi i Mësimit Bashkëpunues Virtual për stafin administrativ 
  • Mjedisi i Mësimit Bashkëpunues Virtual për personelin akademik 
  • Ofrimi i kurseve pilot të studimeve të VCL 
  • Gatishmëria dhe aftësia e ekspertëve në praktikat novatore të mësimdhënies dhe të mësuarit për të qënë aktiv dhe për të kontribuar në forumin e ekspertëve në vendin partner  

Forumi i Ekspertëve u organizua në praninë e studentëve, stafit akademik dhe administrativ. 

Leave a Reply

en_USEnglish