Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

Prof. dr. Dhimitri Bello

     Rektor i Universiteti "Fan S. Noli" 

Dear students, academic staff and parents!

Dear visitors of the official website of the University "Fan S. Noli"!

Duke ndarë kohën tuaj me ne, do të kuptoni përpjekjet dhe përkushtimin e stafit akademik, studentëve dhe administratës së Universitetit “Fan S. Noli” për t’iu përgjigjur në kohë dhe me cilësi sfidave që shtrohen sot përpara arsimit të lartë, për ta bërë universitetin një qendër studimi dhe kërkimi në përshtatje me kërkesat e tregut të punës.
50 years of history have provided "Fan S. Noli" University with sustainable curriculum development, as well as positive research and innovation energy. In these years the students concerns have been the university guiding policies. Students have given life to our academic network; this is why we aim to create an academic environment which encourages open-minded learning, critical and creative thinking and labour market competitiveness.
Roli kryesor që luajnë studentët është gur themeli i drejtimit të universitetit. Studentët i dhanë jetë Universitetit “Fan S. Noli” në fillesat e tij dhe, si gjithmonë, mbeten edhe sot protagonistët e vërtetë të jetës së tij. Duke patur studentët në qendër të të gjithë punës sonë, ne synojmë krijimin e një mjedisi ku kultivohet mendja e hapur e studentëve, ku nxitet mendimi kritik dhe krijues, për të edukuar breza të aftë për të konkurruar në tregun e punës dhe të denjë për t’u ballafaquar me botën.
Edukimi i të rinjve mbetet qëllimi kryesor që universiteti do të ndjekë me vendosmëri e, mbi të gjitha, për të zhvilluar një vizion që shkon përtej së tashmes për të parashikuar çfarëdo që do të sjellë e nesërmja.
Pra, investimi në edukim, trajnim dhe kërkim shkencor, i lidhur me nevojat e shoqërisë, përbën objektivin startegjik të zhvillimit të Universitetit “Fan S. Noli”, nëse do të duam jo vetëm të transmetojmë dije por, më e rëndësishmja, edhe të zhvillojmë një vizion gjithpërfshirës të së ardhmes.
Cilësia mbetet kryefjala e të gjitha veprimtarive të universitetit në vitet në vazhdim, të bindur për ndikimin e rëndësishëm në shoqëri, si drejtpërdrejt, ashtu edhe indirekt në nivel rajonal dhe kombëtar.
Unë jam i bindur se suksesi i punës së universitetit, tani më shumë se kurrë, varet nga aftësia për të punuar së bashku në mënyrë që të ndikojmë në politikat publike. Si i tillë, Universiteti i Korçës do të shtrijë  bashkëpunimin me aktorë rajonalë dhe kombëtarë, do të përqëndrohet fuqimisht në programet e ndryshme evropiane të shkëmbimit, do të bashkëveprojë me universitete ndërkombëtare në fushën e mësimdhënies, kërkimit dhe sipërmarrjes duke synuar ndërkombëtarizimin e universitetit dhe promovimin e vlerave themelore që janë thelbësore për kërkimin dhe mësimdhënien.
Ne synojmë një universitet që promovon qëndrueshmërinë si një strategji zhvillimi dhe cilësinë si një strategji integrimi.

Të gjitha këto veprimtarido t’i gjeni të pasqyruara në vazhdimësi në faqen zyrtare të Universitetit “Fan S. Noli”.

Punë të mbarë të gjithëve!

en_USEnglish