Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NXËNËS E MATURANTË TË SHKOLLAVE TË MESME TË QYTETIT ISHIN NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”, KU U BËNË PJESË E NJË TAKIMI PREZANTUES TË ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I GJUHEVE TË HUAJA

Në datën 16 mars 2022 në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë u zhvillua një takim me nxënës e maturantë të shkollave të mesme të qytetit të Korçës. Ishte departamenti i Gjuhëve të Huaja që e organizoi këtë takim për t’i njohur ata me programet dhe veprimtarinë që zhvillon Departmenti. Përgjegjësja, phd. Daniela Stoica u uroi mirëseardhjen dhe i prezantoi fillimisht me Fakultetet dhe programet që ofron Universiteti “Fan S. Noli”. Ajo u ndal kryesisht në programet e studimit “Gjuhë Angleze” dhe “Gjuhë e kulturë frënge”, duke i njohur me mënyrën si zhvillohet procesi mësimor e deri te mundësitë që këto programe ofrojnë në tregun e punës. Më pas nxënësit patën mundësi të dëgjonin edhe disa histori suksesi nga ish-studentë të këtij Departamenti që sot punojnë në Universitetin tonë apo në institucione të ndryshme, si pedagoget Ermenita Çuka dhe Erjola Qafzezi. Gjithashtu disa prej studenteve të këtij Departamenti që aktualisht janë në mobilitete Erasmus+ në universitete të njohura të Rumanisë dhe Bullgarisë nëpërmjet disa video-mesazheve dërguan përshëndetjet e tyre për nxënësit dhe maturantët e pranishëm. Ata treguan përvojat akademike që janë duke marrë në Evropë, si dhe për jetën përtej universitetit, ku kanë patur mundësi të njihen me kultura dhe bashkëmoshatarë nga vende të ndryshme të botës. Në fund të takimit nxënësit biseduan me pedagogët e këtij Departamenti, duke kërkuar të dinë më tepër për programet dhe mundësitë që ato u ofrojnë në tregun e punës.

Leave a Reply

en_USEnglish