Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NJË DELEGACION I PËRBËRË NGA DREJTUES DHE PËRFAQËSUES TË DISA PREJ UNIVERSITETEVE MË TË NJOHURA NË BULLGARI VIZITUAN UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”, I PRANISHËM NË TAKIMET E ZHVILLUARA ISHTE EDHE AMBASADORI BULLGAR NË TIRANË, MOMTCHIL RAYTCHEVSKI

Në datën 10 prill 2022, një delegacion i përbërë nga drejtues dhe përfaqësues të disa prej universiteteve më të njohura në Bullgari vizituan Universitetin “Fan S. Noli”, Korçë. Në takimin pritës të zhilluar në mjediset e Rektoratit ishin të pranishëm drejtues të Universitetit “Fan S. Noli” dhe të Njësive kryesore të tij, si dhe Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, z. Momtchil Raytchevski.

Rektori i Universitetit ‘Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello u uroi mirëseardhjen miqve nga Bullgria dhe u shpreh se ky takim do të pasohet edhe nga shumë të tjerë, në kuadër të krijimit të urave të reja të bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe të zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimit që Universiteti ynë ka me universitete bullgare. Rektori shprehu bindjen se me programet e studimit që ofron Universiteti ynë dhe me dëshirën e mirë mes palëve do të arrihen marrëveshje konkrete, si: programet e përbashkëta të studimit, diploma të dyfishta dhe partneritete në projekte ndërkombëtare. Në këtë kuadër u nënshkrua edhe një marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit “Fan S. Noli” dhe University of Food Technology, Plovdiv.

Në fjalën e tij Ambasdori Raytchevski vlerësoi marrëdhëniet e hershme dhe shumë të mira midis Shqipërisë dhe Bullgarisë, duke shprehur dëshirën se përmes takimeve të tilla bashkëpunuese në mbështetje të arsimit ato do të ngrihen në një nivel edhe më të lartë. Ai tha se takimi i sotëm është plot shpresë për rezultatet konkrete që do të sjellë në vitet në vijim, duke u shprehur i gatshëm për të ofruar mbështetjen e tij. 

Më pas, zëvendësrektori për shkencën dhe projektet i Universitetit “Fan S. Noli”, dr. Benita Stavre i njohu të pranishmit me organizimin dhe veprimtarinë që zhvillon Universiteti ynë dhe po gjithashtu, gjatë takimit të pranishmit  prezantuan universitetet që përfaqësonin: “St. Kliment Ohridski” Universitety of Sofia;  Agriculyure University of Plovdiv;  University of Food Technology, Plovdiv; Trakia University; “Angel Kanchev” University of Ruse.

Miqtë nga Bullgaria falënderuan Universitetin “Fan S. Noli” për pritjen dhe njëkohësisht përgëzuan rektorin, prof. dr. Dhimitri Bello për nismën e ndërmarrë. Gjatë takimit u fol edhe për ndërkombëtarizim të universiteteve, mobilitete të stafit e studentëve, si dhe u diskutua konkretisht për bashkëpunim në fushat e bujqëisë, turizmit, agroturizmit, filologjisë dhe në mjaft fusha të tjera të ekonomise dhe të shkencave natyrore e humane.  

Në fund të takimit, rektori, prof. Dhimitri Bello tha se së shpejti do të ngihen grupe pune, të cilat do të punojnë për të hartuar programe të përbashkëta studimi, ku të ketë frekuentim nga studentë të të gjithë rajonit.

Leave a Reply

en_USEnglish