Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“MËSUESI I GJUHËS DHE I LETËRSISË NË TREGUN E PUNËS”-TRYZË Ë RRUMBULLAKËT E ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I GJUHËS DHE I LETËRSISË, FAKULTETI I EDUKIMIT DHE I FILOLOGJISË 

Në datën 3 qershor 2022, departamenti i “Gjuhës dhe i Letërsisë” organizoi tryezën e rrumbullakët me temë “Mësuesi i gjuhës dhe i letërsisë në tregun e punës” me mësues të arsimit parauniversitar në qarkun e Korçës. Takimin e përshëndeti fillimisht dekania e FEF, prof. as. dr. Jonela Spaho, e cila ndër të tjera tha se ështe shumë i rëndësishëm  dialogu mes të gjithë aktorëve në fushën e arsimit për të përmirësuar kurrikulat tona, në mënyrë që diplomat t’i përgjigjen gjithnjë e me mirë kërkesave të tregut të punës. Ajo e vlerësoi këtë tryezë të rrumbullakët si nismën e një debati në nivel rajonal dhe me gjerë për të bërë më të mirën e mundshme për t’u përballur me sfidat e Arsimit të Lartë sot në Shqipëri. Përgjegjësja e Departamentit, prof. as. dr. Anyla Saraçi theksoi nevojën e organizimit të kësaj tryeze për të evidentuar pozicionin e mësuesit të gjuhës dhe letërsisë në tregun e punës, sfidat me të cilat përballet ai dhe forcimin e rolit të Universitetit në formimin e mësuesve me kompetenca profesionale.

Në fjalën e tij z. Nikolin Gërmenji, përgjegjës i Sektorit të Kurrikulës dhe Zhvillimit Profesional në DRAP, Korçë bëri një panoramë të qartë të nevojave dhe arritjeve të mësuesve të këtij profili në tregun e punës, me të dhëna konkrete nga DRAP, ZVA dhe provimet e shtetit. Me pas, prof. as. dr Anyla Saraçi dhe lektori Olger Brame paraqitën drejtimet e punës së programeve të studimit që përgatitin mësues në departamentin e “Gjuhës dhe të Letërsisë”.

Në seancën e dytë fokusi i diskutimit ishin:  “Aftësitë e mësuesit të gjuhës dhe të letërsisë në tregun e punës”; “Aftësitë e fituara nga studimet në programet e ciklit të dytë Master në Mësuesi”, ku pati shkëmbim përvojash midis mëuesve që kanë mbaruar me sistemin e vjetër 4- vjeçar dhe atyre që kanë mbaruar studimet me dy cikle, BA dhe Master.

Përvoja dhe ide u sollën më pas në lidhje me praktikat mësimore brenda programit të studimit dhe praktika profesionale 1- vjeçare për kandidatët për mësues, ndryshime të mundshme për përmirësimin e njohurive, aftësive dhe kompetencave që ofrohen në programin e studimit Master Profesional “Mësues i gjuhës shqipe dhe letërsisë”, aftësimi profesional i mësuesve përmes qendrave të formimit të vazhduar dhe rrjetit profesional të mësuesve.

Leave a Reply

en_USEnglish