Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

Filozofi-Sociologji

PROGRAMI I STUDIMIT “BACHELOR” NË “FILOZOFI – SOCIOLOGJI”

Programi i Studimit “Bachelor” në “Filozofi-Sociologji” synon pajisjen e studentëve me njohuri të përshtatshme teorike dhe shprehi praktike për arritjen e standardeve të larta në një kontekst social në ndryshim. Kjo realizohet jo vetëm nëpërmjet gërshetimit të disiplinave teorike, por dhe me analiza e reflektime të thella të çështjeve dhe shqetësimeve të kohës.

Aftësitë e fituara nga programi i studimit do t’u ofrojnë mundësi studentëve të punojnë në:

  • administratën lokale dhe kombëtare
  • në shërbimet sociale, në hartimin dhe vlerësimin e shërbimeve, programeve dhe politikave sociale 
  • në organizatat joqeveritare që kanë në qendër çështjet sociale dhe të mirëqenies së popullatës
  • në organizatat joqeveritare rinore
  • në institucionet ndërkombëtare në vend
  • në qendrat publike dhe private që ofrojnë shërbime dhe mbështetje për fëmijët, gratë në nevojë, të moshuarit në institucionet e edukimit
  • në institucionet shëndetësore
  • në institucionet e drejtësisë
  • në qendrat e trajnimit

si dhe,

  • hidhet hapi i parë drejt profesionit të mësuesit për sistemin parauniversitar si në shkollat publike dhe ato jopublike.

Në mbarim të këtij programi studimi, kompetencat që fiton studenti orientohen drejt përgatitjes profesionale të tij duke u përqendruar në çështje të tilla si: strategjitë e të nxënit, punë kërkimore dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Leave a Reply

en_USEnglish