Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

EKSPERTI NDËRKOMBËTAR TAL CATRAN ZHVILLOI NJË VIZITË NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”, ME FOKUS BASHKËPUNIMIN NË LIDHJE ME KËSHILLIMIN DHE ORIENTIMIN E STUDENTËVE DREJT STARTUP-EVE

Në datën 9 mars 2022, eksperti ndërkombëtar nga Izraeli Tal Catran menaxher, mentor, sipërmarrës, ekspert i zhvillimit të biznesit, me përvojë të gjerë në marketingun ndërkombëtar, zhvilloi një vizitë në Universitetin “Fan S. Noli”, ku u prit fillimisht nga drejtues të tij. Rektori, prof. dr. Dhimitri Bello e falënderoi z. Tal për vizitën dhe i shprehu mbështetjen e tij dhe të institucionit që ai drejon për bashkëpunim, duke e parë me mjaft interes edhe këtë takim me fokus nxitjen e studentëve për t`u përfshirë në sistemin e startup-eve, duke marë edhe ekspertizën e ekspertëve ndërkombëtarë. Pasi u njoh nga zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, dr. Benita Stavre me veprimtarinë që zhvillon Universiteti ynë, eksperti Tal Catran shprehu gatishmërinë e tij për të ofruar këshilla dhe udhëhequr sipërmarrësit e rinj të mendojnë ndryshe. Pikërisht këtë ai e diskutoi edhe në ëorkshop-in që zhvilloi më pas me stafin dhe studentët e departamentit Marketing-Turizëm me temë: “Si të ndërtojmë një ekosistem të suksesshëm startup-esh”.  Ai u tha studentëve se duhet të zhvillojnë idetë e tyre, pa ndrojë dhe hezitim, duke u përpjekur për suskses. Në kuadër të bashkëpunimit që Universiteti “Fan S. Noli” ka me “Korca Innovation & Technology Hub” dhe UBT, Kosovë krahas departamentit Marketing-Turizëm bashkëpunimi do të shtrihet edhe me departamentin e Informatikës etj., ku  studentët do të kenë edhe më tepër mundësi për të zhvilluar diskutime të tilla të hapura jo vetëm me z. Tal por edhe me ekspertë të tjerë.

Leave a Reply

en_USEnglish