Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

DEPARTAMENTI I SHKENCAVE SOCIALE ORGANIZOI VEPRIMTARINË SHKENCORE: “MURI QË (NUK) SHIHNIM-30 VJET NGA RIBASHKIMI I GJERMANISË”

Në datën 12 tetor 2020, në mjediset e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane u zhvillua veprimtaria shkencore me temë “Muri që (nuk) shihnim-30 vjet nga ribashkimi i Gjermanisë”, organizuar nga departamenti i shkencave sociale në bashkëpunim me Institutin për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC).

Sipas pedagoges dr. Maria Dojçe veprimtaria kishte për qëllim të nxirrte në dritë fakte historike për ngjarjen madhore të ribashkimit të Gjermanisë dhe në veçanti për demokratizimin e vendeve pjesëmarrëse në Traktatin e Varshavës. Pedagogia, dr. Elona Kodhel mbajti kumtesën shkencore me temë “Post-muri i Berlinit dhe Evropa lindore në rrugën drejt evropianizimit”. E ftuar në këtë veprimtari shkencore ishte drejtoresha e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë në Shqipëri, prof. as. dr. Jonila Godole. Ajo ndau me të pranishmit disa fakte të tjera historike për ngjarjen në fjalë, të cilat përkojnë edhe me prishjen e sistemit komunist në vendin tonë 30 vjet më parë.

Në këtë kuadër, u zhvillua një tjetër takim në mjediset e Qendrës Rinore, Korçë, ku u promovua vëllimi i tretë i librit të Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë “Komunizmi përmes dokumenteve arkivore-një kujtesë historike dhe refleksion ndaj krimeve të komunizmit. ”Znj. Godole në fjalën e saj, krahas të tjerash, u ndal në kurrikulën e historisë dhe ndryshimet që ajo ka pësuar nga vitet 90 e deri më sot, ndërsa tha se shumë shpejt do të dalë në driten e botimit libri i ri i lëndës së historisë, i cili do të përfshijë një informacion më të zgjeruar rreth periudhës së rregjimit komunist në vendin tonë. Të pranishëm në takim ishin mësues të lëndës së historisë, pedagogë e të ftuar nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar , të cilët vlerësuan trajnimet mbi këtë temë të zhvilluara nga IDMC për përshtatjen e metodave mjaft efikase të mësimdhënies mbi këtë temë.

Leave a Reply

en_USEnglish