Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

100-VJETORI I MARRËDHËNIEVE SHQIPËRI-SHTETET E BASHKURA TË AMERIKËS- DISKUTIM I HAPUR ME STUDENTË DHE PEDAGOGË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI

Në datën 4 mars 2022 në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë u organizua me studentë dhe pedagogë të departamentit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti “Fan S. Noli” një diskutim i hapur me znj. Amanda Robertson, Deputy Public Affairs Office pranë Ambasadës Amerikane, Tiranë. Zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, dr. Benita Stavre e falënderoi znj. Robertson në emër të Universitetit “Fan S. Noli” për këtë takim me fokus marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve tona, të cilat ambasada do t’i përkujtojë gjatë gjithë vitit 2022 me audienca të ndryshme. Fillimisht znj. Robertson i njohu të pranishmit me logon që SHBA dhe Shqipëria do të përdorin pikërisht për këtë vit dhe më pas u ndal në disa nga momentet më të veçanta të miqësisë mes dy vendeve tona, si: vizita të personaliteteve të ndryshme, bashkëpunimi diplomatik, ekonomik, edukativ etj. Gjatë bisedës me pedagogët dhe studentët ajo i ftoi ata të bëhen pjesë e programeve të ndryshme për studime, bursa dhe intershipe që ofrohen nga SHBA nëpërmjet Ambasadës Amerikane në Shqipëri. Gjithashtu në takim u diskutua edhe rreth mundësive që u ofrohen studentëve për të shfletuar literaturë bashkëkohore rreth ShBA për studimet e tyre kërkimore në fusha të ndryshme të historisë e kulturës amerikane.

Leave a Reply

en_USEnglish