Nga data 16-20 maj 2022, departamenti i Edukimit i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë në kuadër të veprimtarisë së përvitshme “Edukim nëpërmjet kinemasë” organizon “Javën e filmit” në të cilin, këtë u ftuan të marrin pjesë studentë të të gjitha departamenteve të këtij fakulteti. Gjatë kësaj jave studentët ndoqën sipas një programi të përcaktuar filma dhe dokumentarë me tema të lamishme në përshtatje edhe me programet ku ata studiojnë, si: dokumentari kushtuar zhvillimeve politike-ekonomike gjatë konfliktit të Luftës së Dytë Botërore, filmat “Freedom ëritters”, “The King speech”, “Quasi amici” etj.
Filmat e përzgjedhur disa me propozim edhe nga vetë studentët, prekin kryesisht tema të gjithëpërfshirjes së nxënësve me nevoja të veçanta, projektimi shumëdimensional i ndihmesave, menaxhimi i klasës dhe vështirësitë e mësuesve fillestarë, aspekte historike dhe politike të vendeve të ndryshme, dimensionet sociale dhe kulturore si faktorë kyç në edukimin e fëmijëve dhe marrëdhënieve shkollë-komunitet.
Të gjitha këto çështje do të diskutohen në lektoriume të ndryshme me studentët e FEF.





