Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com
Caption aligned here

Blog Full Right Sidebar With Frame

Në datën 18 nëntor 2022 në mjediset e Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit”, Manastir, Maqedoni e Veriut (Универзиетот Св. Климент Охридски, Битола) u zhvillua një takim ndërmjet studentëve vendas, studentëve të Universitetit “Fan S. Noli” dhe të Universitetit “Western Macedonia”, Follorinë. Në qendër të takimit ishte diskutimi dhe projektimi i veprimtarive të përbashkëta sportive dhe sociale-kulturore, me qëllim afrimin më tepër me njëri-tjetrin të studentëve të tri universiteteve. Kalendari i...
Read More
Në datën 17 nëntor 2022 Universiteti “Fan S. Noli” lidhi marrëveshje bashkëpunimi me Eskisehir Osmangazi University, Turqi. Marrëveshja u nënshkrua nga rektorët e të dy universiteteve, prof. dr. Dhimitri Bello dhe prof. dr. Kamil Çolak gjatë një takimi të zhvilluar në mjediset e sallës së Senatit, në prani edhe të drejtuesve të tjerë të dy institucioneve. Pas një prezantimi të përmbledhur rreth veprimtarisë që zhvillon secili universitet të pranishmit diskutuan...
Read More
Duke filluar nga data 16 nëntor 2022 studentë të departamentit të Infermierisë kanë qenë çdo ditë pranë bankës së gjakut për të dhuruar gjak. Në ditën e parë i janë drejtuar vullnetarisht kësaj Banke dhjetëra studentë të vitit të I për të vijuar më tej me studentë të cikleve të tjera të studimit. Sipas përgjegjësit të këtij Departamenti, Blendi Baze studentët e kanë kthyer tashmë në traditë angazhimin në dhurimin...
Read More
Nga  data 16 deri më 18 nëntor 2022, në Universitetin e Tetovës, zhvilloi punimet Kongresi Ndërkombëtar i Shkencave Humane, Sociale dhe Arteve. Kjo ngjarje përfshiu në vetvete disa konferenca shkencore ndërkombëtare, të cilat u organizuan nga fakultetet e Universitetit të Tetovës, me qëllim shpërndarjen dhe afirmimin e rezultateve kërkimore, shkëmbimin e përvojave dhe identifikimin e çështjeve kryesore, sfidave dhe pengesave, nga fushat përkatëse shkencore. Universiteti “Fan S. Noli” Korçë, si...
Read More
Në datën 15 nëntor 2022 në mjediset e Bibliotekës “Kongresi i Manastirit”, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë u zhvillua një leksion i hapur, ku të ftuar ishin studentë e pedagogë të departamentit të Gjuhëve të Huaja. Leksioni u mbajt nga prof. as. dr. Ligia Tomoiagă, profesore e gjuhës angleze pranë Qendrës Universitare Veri Baia Mare të Universitetit Teknik të Kluzhit. Ajo vjen për herë të tretë me mobilitet në Universitetin...
Read More
1 2 3 4 5 169
sqAlbanian