Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

BASHKËPUNIMI NDËRUNIVERSITAR ISHTE NË QENDËR TË TAKIMIT QË MINISTRJA E ARSIMIT DHE SPORTIT, ZNJ. EVIS KUSHI DHE MINISTRJA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, ZNJ. DELINA IBRAHIMAJ ZHVILLUAN ME REKTORËT E UNIVESITETEVE PUBLIKE NË VEND

Rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello mori pjesë në takimin që ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Delina Ibrahimaj së bashku me ministren e Arsimit dhe Sportit, znj. Evis Kushi zhvilluan me rektorët e universiteteve publike në vend.

Në takim u ndanë mendime për të shtuar mundësitë e bashkëpunimit në dobi të zbatimit të Ligjit për Arsimin e Lartë.

Si mund të shfrytëzohen maksimalisht hapësirat që ofron Ligji i Arsimit të Lartë, me lirinë akademike dhe autonominë institucionale, për të rritur cilësinë dhe për t’u përshtatur në mënyrë të vazhdueshme me zhvillimet ekonomike e sociale, si dhe me kërkesat e tregut të punës.

Leave a Reply

sqAlbanian