|
 |
NJOFTIME |
 |
- University of Korce (Fan. S. Noli) 12-16 october 2009
Summer School in
“Food safety and quality assessment of plant based food”
Programm
Monday, oct., 12
11.00 - 12.30 – Welcome to the school and presentation of the University of Padova by Prof. Fabio Vianello.
14.00 - 16.00 - Prof.dr. Kristaq Teneqexhi "The qualitative and the ecological balance of the vegetables products
16.00 - 18.00 Ilir Nicko "Assessment of quality of the fresh vegetables and fruits"
Tuesday, oct., 13
9.00 - 12.30 – Prof. Paolo Sambo – Quality of plant based foods
14.00 - 18.00 - Prof. Paolo Sambo – “Quality standards for vegetables in the EU”
Wednsday, oct, 14
9.00 - 12.30 – Dr. Carlo Nicoletto - Qualitative aspects in fruit products
14.00 - 18.00 – Dr.ssa Angela De Iuliis –Analysis of foods by proteomic approach.
Thusday, oct., 15
9.00 - 12.30 – Prof. Fabio Vianello – Food Antioxidant Determination
14.00 - 18.00 – Prof. Fabio Vianello – Biosensors in food analysis
Friday, oct., 16
9.00 - 12.30 – Visits to local agro-food enterprises
14.00 - 18.00 – Open discussion – End of activities
- REKTORATI I UNIVERSITETIT ”FAN S. NOLI” NJOFTON TË GJITHË MATURANTËT SE ME VENDIM TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE NR. 856, DATË 5.8.2009, PRANË FAKULTETIT TË MËSUESISË ËSHTË HAPUR PROGRAMI I STUDIMIT
”GJUHË LETËRSI SHQIPE DHE FRËNGE”.
MATURANTËT QË DUAN TË REGJISTROHEN NË KËTË PROGRAM STUDIMI DUHET TË INTERESOHEN PRANË DREJTORIVE ARSIMORE TË RRETHEVE PËR TË APLIKUAR NË FORMULARIN A3.
- Rektorati shpall konkurs për personel akademik me kohë të plotë në:
a)Fakultetin e Mësuesisë për:
1.Pedagog i filozofisë dhe i sociologjisë në Departamentin e Shkencave Sociale;
2.Pedagog i gjuhës frënge në Departamentin e Gjuhëve të Huaja;
3.Pedagog i matematikës në Departamentin e Shkencave të Natyrës;
b) Fakultetin Ekonomik për:
1.Pedagog në Departamentin Financë-Kontabilitet;
2.Pedagog në Departamentin e Menaxhimit;
3.Pedagog në Departamentin e Marketing-Turizmit;
c)Fakultetin e Bujqësisë për:
1.Pedagog për lëndët e agrobiznesit;
2.Pedagog për lëndët e frutikulturës;
3.Pedagog për shkencat agronomike;
ç) Në Departamentin e Infermierisë
1.Pedagog mjek për obsentrikë-gjinekologji
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët.......Kliko
- Rektorati i Universitetit “Fan S.Noli” i Korçës do të rekrutojë me konkurs pedagogë të ftuar (të jashtëm) për vitin akademik 2009-2010 në të gjitha programet e studimit të fakulteteve.
Kandidatët duhet të paraqitin në degën e burimeve njerëzore (ndërtesa e parë, kati i tretë) dokumentet e mëposhtme.....Kliko
REPUBLIKA E SHQIPERISE
UNIVERSITETI " FAN S . NOLI "
KORÇE
Adresa: Bulevardi "Gjergj Kastrioti" Tel/Fax: ++355 82 242230; ++355 82 242580
Web: www.unkorce.edu.al e-mail: rektorati@unkorce.edu.al
KONFERENCE SHKENCORE
Universiteti “Fan S. Noli” në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Albanogjike (Q.S.A.) Tiranë , organizon më datën 20 Nëntor 2009 Konferencën Shkencore me temë: “Korça në studimet historike dhe etnokulturore”
Konferenca do të zhvillojë punimet e saj brenda datës 20 nëntor 2009 në dy sesione kryesore:
a)Në sesionin e historisë.
b)Në sesionin e etnokulturës
- Përsa i përket hapësirës kronologjike konferenca do të shtrijë hulumtimet e saj, nga lashtësia deri në kohët moderne.
- Temat e pjesëmarësve në këtë konferencë duhet të prezantojnë rezultatet më të reja në fushën e kërkimit shkencor si dhe të orientojë kërkimin për të ardhmen.
- Kërkuesit do të kenë në dispozicion një kohë për referim jo më shumë se 15’.
- Ky material i referuar në publikimin e akteve të Konferencës mund të jetë më i plotë dhe më i gjerë sipas dëshirës së çdo autori.
- Komiteti organizues i kësaj konference shkencore ju ve në dijeni se pret temën , jo më larg se data 10-09-2009.
- Gjithashtu komiteti organizues i kësaj konference ju bën të njohur të gjithë pjesmarësve se ajo merr përsipër shpenzimet e qëndrimit dhe akomodimit.
- Mbasi të kemi marë përgjigjen tuaj për pjesmarjen në këtë konferencë,Ju shumë shpejt do të kini në dorë ftesën dhe programin e Konferencës.
- Për pjesmarësit e huaj hulumtimet mund të mbahen në gjuhën angleze ose frënge.
- 11-Qershor-2009....U nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Universitetit Valahia tëTargovishte, të përfaqësuar nga Rektori , Prof. dr. Ion Cucui, dhe Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës të përfaqësuar nga Rektori, Prof.as.dr. Gjergji Mero.....kliko
- Në datat 5 dhe 6 qershor 2009, akademiku JANI THOMAI, profesor i gjuhësisë, zhvilloi leksione për kursin special në gjuhësi me studentët e vitit të tretë gjuhë-letërsi të fakultetit të Mësuesisë....kliko
- 28-Maj-2009....Ditën e premte më datën 29-Maj-2009 në Universitetin "Fan S. Noli" do të zhvillohet: Konferenca e Rektorëve e universiteteve publike dhe jopublike në Shqipëri....kliko
- U zhvillua në datën 19-29 Maj Konferenca me temë: ”PROJEKTI BASILEUS DHE NDËRTIMI I HAPËSIRËS EVROPIANE TË ARSIMIT TË LARTË PËRMES BASHKËPUNIMIT MIDIS UNIVERSITETEVE NË NIVEL KOMBËTAR, RAJONAL DHE EVROPIAN”.....kliko
- Më datën 17 maj 2009, zëvendëspresidenti i Republikës së Bullgarisë, z. ANGELL MARIN, i shoqëruar dhe nga ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri, z.TEODOR RUSINOV, bëri një vizitë në Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës. Në fillim ai u prit në një takim të veçantë nga Rektori i Universitetit, prof. as. dr. GJERGJI MERO, i cili e njohu z. Angell Marin me historikun e Universitetit të Korçës, strukturën dhe stafin e tij akademik, si dhe me përpjekjet që bëhen për arritjen e standardeve evropiane të arsimit të lartë. Gjithashtu, Rektori i Universitetit të Korçës i bëri të ditur zëvendëspresidentit bullgar marrëdhëniet e ndërsjellëta që ka ky universitet me universitetet e Bllagojegradit, Sofjes dhe Velikoternovos në Bullgari, të cilat janë konkretizuar me marrëveshje të përbashkëta për kualifikimin e stafit akademik, për shkëmbimin e pedagogëve dhe të studentëve, si dhe në veprimtari të tjera me karakter mësimor, shkencor dhe botues....më shumë
- 13-Maj-2009.....Në datat 19-20 Maj në orën 10.00 në bibliotekën e Fakultetit të Bujqësisë zhvillohet Konferenca me temë :
”PROJEKTI BASILEUS DHE NDËRTIMI I HAPËSIRËS EVROPIANE TË ARSIMIT TË LARTË PËRMES BASHKËPUNIMIT MIDIS UNIVERSITETEVE NË NIVEL KOMBËTAR, RAJONAL DHE EVROPIAN”.
Prof.as.dr. Gjergji MERO, Rektor i Universitetit ”Fan S. Noli”
- Akreditimi i Universiteteve shqiptare përballë standardeve për sigurimin e cilësisë
Prof.as.dr. Bardhi MUSAI, Kryetar i Këshillit të Akreditimit
- Përvoja jonë në ristrukturimin e kurrikulave dhe veprimtaritë për arritjen e standardeve evropiane.
Prof.dr. Ali JASHARI, zëvendësrektor i Universitetit
- Sistemi Evropian i Transferimit të Krediteve si një mjet i përshtatshëm dhe efikas për nxitjen e mobiliteteve të studentëve, zhvillimin e kurrikulave dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.
Mrs. Marzia FORONI, EU-expert
- Më datën 8 maj 2009 në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës, u organizua një ceremoni për përurimin e Fjalorit të homonimeve të gjuhës shqipe, i botuar vitin e kaluar në Prishtinë, me autorë prof. as. dr. Bahtiar Kryeziu dhe prof. dr. Ali Jashari. Në këtë veprimtari merrnin pjesë studentë dhe pedagogë nga Fakulteti i Mësuesisë në Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës, si dhe studentë e pedagogë nga Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Edukimit, Gjilan.....më shumë
- 06-Maj-2009...Në datat 07-08 Maj në orën 10.00 në bibliotekën e Fakultetit të Mësuesisë zhvillohet Programi i Trajnimit me temë : " Mbi çështjet e përkatësisë gjinore në edukimin universitar ".
Objektivat e këtij programi janë:
- Të zhvillohet më tej kuptueshmëria e koncepteve kryesore mbi Përkatësinë Gjinore dhe Zhvillimin.
- Të diskutohen argumenta ndërkombëtare dhe lokale për integrimin gjinor në arsim.
- Të ofrohen mjete dhe metoda të integrimit gjinor në arsim.
- Të diskutohen sfidat dhe mundësitë për integrimin gjinor në kurrikulën dhe mësimdhënien e Universiteteve.
- Të ofrohen njohuri dhe shprehi për të nxitur barazine gjinore në shoqëri.
- Të përforcohet përkushtimi personal i pjesëmarrësve mbi barazinë gjinore.
- Nga datat 13 deri më 15 mars, një delegacion i Universitetit të Korçës, i kryesuar nga rektori, prof. as. dr. GJERGJI MERO, bëri një vizitë disaditore në tre universitete bullgare....kliko
- 22-Prill-2009....Për tu ardhur në ndihmë stafit akademik dhe studentëve në faqen e Universitetit në faqen KONTAKTE janë paraqitur adresat dhe nr. tel të universiteteve të tjera publike në Shqipëri.
- 10-Prill-2009....Në orën 13.00 në Fakultetin e Bujqësisë do të bëhet shpërndarja e diplomave për studentët e degëve Agroushqim, Agrobiznes dhe Hortikulturë të sistemit 4 vjeçar .
- Në datën 9 Prill 2009 në orën 12.00 në ambientet e Universitetit " Fan S. Noli ", Ministri i Financave z. Ridvan Bode do të zhvillojë leksion me studentët e Fakultetit Ekonomik.
|