|
 |
KONFERENCË NDËRKOMBËTARE |
 |
ZHVILLOI PUNIMET NË DAVRAZ TË TURQISË KONGRESI NDËRKOMBËTAR ME TEMË
“NEW GLOBAL DIALOGUE”
  
 
Nga data 24 deri më 27 shtator 2009 në Davraz të Turqisë zhvilloi punimet Kongresi Ndërkombëtar me temë: “NEW GLOBAL DIALOGUE”, organizuar nga Universiteti “Sulejman Demirel” i Ispartës. Në këtë Kongres, me ftesë rektorit të Universitetit “Epoka”, prof. dr. Hasan Kaplan, mori pjesë dhe një delegacion nga universitetet shqiptare, i përbërë nga: prof. as. dr. Gjergji Mero dhe prof. dr. Ali Jashari nga Universiteti “Fan S. Noli” i Korçës, prof. dr. Bizena Bijo dhe dr. Jolanda Xhemali nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, prof. dr. Bardhyl Çeku nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit.
Në mesditën e datës 24 shtator, delegacioni i universiteteve shqiptare u prit në selinë e rektoratit nga rektori i Universitetit “Sulejman Demirel”, prof. dr. Metin Lytfi Bajdar. Në këtë takim të ngrohtë dhe interesant , prof. dr. Metin Lytfi Bajdar dhe prof. as. dr. Gjergji Mero shkëmbyen mendime për mundësitë e bashkëpunimit dhe të shkëmbimit të përvojave midis dy universiteteve dhe më gjerë.
Në ditën e dytë të Kongresit prof. as. dr. Gjergji Mero dhe prof. dr. Bardhyl Çeku drejtuan përkatësisht nga një seancë të panelit A, ku kumtuan profesorë nga universitete të ndryshme të Turqisë dhe të vendeve të tjera.
Në ditën e tretë të qëndrimit në Turqi, delegacioni shqiptar vizitoi qendrën antike dhe turistike të Pamukalesë dhe më pas u prit në një takim nga rektori i Universitetit të Pamukalesë, prof. dr. Fazil Necdet Ardiç dhe zëvdësrektori prof. dr. Halil Kusmar. Delegacioni shqiptar, i shoqëruar nga drejtuesit e këtij universiteti, vizitoi qendrëm sportive dhe mjedise të tjera të Universitetit të Pamukalesë.
 |
KONFERENCA E REKTOREVE |
 |
|
 |
KONFERENCË SHKENCORE |
 |
|
Ditën e premte më datën 29-Maj-2009 në Universitetin "Fan S. Noli" u zhvillua : Konferenca e Rektorëve e universiteteve publike dhe jopublike në Shqipëri.
PROGRAMI I KONFERENCËS SË REKTORËVE TË SHQIPËRISË
UNIVERSITETI I KORÇËS
29-30 MAJ 2009
- Diskutimi i Kornizës Shqiptare të Kualifikimit (KShK).
- Diskutim mbi koeficientët e gjuhëve të huaja për pranimin në universitet.
- Të ndryshme.



 
|
”PROJEKTI BASILEUS DHE NDËRTIMI I HAPËSIRËS EVROPIANE TË ARSIMIT TË LARTË PËRMES BASHKËPUNIMIT MIDIS UNIVERSITETEVE NË NIVEL KOMBËTAR, RAJONAL DHE EVROPIAN”
Disa nga çështjet që u trajtuan ishin:
- Akreditimi i Universiteteve shqiptare përballë standardeve për sigurimin e cilësisë
Prof.as.dr. Bardhi MUSAI, Kryetar i Këshillit të Akreditimit
- Përvoja jonë në ristrukturimin e kurrikulave dhe veprimtaritë për arritjen e standardeve evropiane.
Prof.dr. Ali JASHARI, zëvendësrektor i Universitetit
- Sistemi Evropian i Transferimit të Krediteve si një mjet i përshtatshëm dhe efikas për nxitjen e mobiliteteve të studentëve, zhvillimin e kurrikulave dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.
Mrs. Marzia FORONI, EU-expert
 
 
 
|
|