JU FTOJMË TË MERNI PJESË NE PROJEKTIN BASILEUS

 

 

ERASMUS MUNDUS EXTERNAL COOPERATION WINDOW PROJECT BASILEUS - Balkans Academic Scheme for the Internationalisation of Learning in cooperation with EU universities

 

Skema Akademike e Ballkanit për Ndërkombëtarizimin e të Mësuarit në Bashkëpunim me Universitetet Evropiane.

 

Universiteti i Korçës gjatë këtij viti akademik ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në kuadrin e Projektit Basileus, me 20 universitete, 8 universitete të BE-së dhe 12 universitete të rajonit të Ballkanit. Të gjithë këto universitete janë partnerë në projektin Basileus me temë: Skema Akademike e Ballkanit për Ndërkombëtarizimin e të Mësuarit së bashku me Universitetet Evropiane me një vlerë totale prej më shumë se 5 milion Euro dhe me një kohëzgjatje prej 3 vjet .

 

PROJEKTI BASILEUS
INFORMACION PER APLIKIM

 

Konsorciumi i projektit BASILEUS përbëhet nga 8 universitete të Bashkimit Evropian dhe 12 universitete të vendeve të Ballkanit Perëndimor. BASILEUS siguron fonde për mobilitete akademike nga :

  • Çdo institucion i Ballkanit Perëndimor për në 8 universitetet partnere të BE-së.
  • Për 8-të universitetet e BE-së për në 12 universitetet partnere të Ballkanit Perëndimor.

Nëpërmjet të ashtuquajturit TG 2 (Grupi Normativ 2) edhe shtetas të vendeve të Ballkanit Perëndimor pjesëmarrës mund të aplikojnë, por me kusht që ata të kenë mbaruar dhe të jenë diplomuar në një nga universitetet e Ballkanit Perëndimor.
Projekti financohet nga “Erasmus Mundus External Cooperation Window Programme” të Komisionit Evropian dhe është projekti i parë dhe më i gjerë i mobiliteteve në rajon.
Për cilët bëhet fjalë?
Për studentët dhe anëtarët e stafit të të gjitha universiteteve partnere, si të vendeve të Ballkanit Perëndimor po ashtu edhe të vendeve të Bashkimit Evropian, si edhe shtetas të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët mund të aplikojnë për bursa si më poshtë:

  • Studentët që vazhdojnë vitin e parë apo të dytë për 6 deri 10 muaj studimi
  • Studentët që vazhdojnë për “Master” 6 ose 10 ose 22 muaj studimi
  • Studentët që vazhdojnë për “doktoraturë” për 6 ose 10 ose 20 muaj studimi
  • Studentë që vazhdojnë studimet “post-doktorature”  për 10 muaj
  • Stafi akademik ( mësimdhënës, trainues apo kërkues shkencor) 1 muaj.

Në cilat disiplina akademike?
Për vitin akademik 2009-2010 nuk ka prioritete të vecanta. Ju mund të gjeni  një pasqyrë të disiplinave …kliko këtu.

Me qëllim që të merni sa më shumë informacion për programet e çdo universiteti, ju lutem klikoni në seksionin “informacion” të websit-it: http://www.basileus.ugent.be

 

Për më shumë informacion mund të kontaktoni me:

 

  • ILO SHANO - P ërgjegjësi i Degës së Marrëdhënieve me Jashtë.

e-mail: iro@unkorce.edu.al

e-mail: ishano40@live.com

 

 

Në këtë seksion ju do të gjeni të gjithë informacionin e hollësishëm për projektin BASILEUS-it dhe mundësitë e tij.

Aplikimi për këtë projekt bëhet online.

  • Ju lutem lexoni me kujdes të gjithë informacionin përpara se të aplikoni.
  • Përcaktoni grupin të cilit ju i përkisni.
  • Vendosni për cilin nivel dhe në cilën fushë të studimit doni të aplikoni.
  • Vendosni nëse ju doni të diplomoheni në atë universitet apo të vazhdoni si një student për një vit të ndërmjetëm studimi. Sidoqoftë, ne do të dëshironim të vinim në dukje se shumica e bursave është për këtë lloj studentësh.
  • Një student i tillë, pra exchange student, (regjistrohet zyrtarisht në një universitet pritës) i cili përkohësisht jeton në një vend të huaj dhe ndjek kurset (lëndët) ose është i përfshirë në aktivitete të tjera akademike. Kjo periudhë e shkëmbimit zgjat minimalisht 6 muaj ose maksimalisht 10 muaj . Studenti nuk merr diplomë nga universiteti pritës. Sidoqoftë, të gjitha rezultatet akademike do t’i dërgohen universitetit të origjinës. Kuota e mësimdhënies i paguhet universitetit të origjinës.
  • Një student që do të diplomohet, regjistrohet në një universitet jashtë dhe nuk ka të bëjë aspak me universitetin e origjinës. Ai / ajo do të diplomohen në universitetin pritës (pra jashtë shtetit). Studentët që aplikojnë për në një universitet të huaj i duhet që të plotësojnë kërkesat e pranimit të atij universiteti. Projekti BASILEUS për mësimdhënie financon për këta studentë deri në një maksimum prej 3000 Euro.
Studenti me të drejtë shkëmbimi, duhet të marrë miratimin si nga universiteti dërgues, po ashtu edhe nga universiteti pritës.

 

 

 

 

 

 

Universiteti "Fan S. Noli" Korçë