CEREMONIA PËR FILLIMIN E VITIT AKADEMIK 2009-2010

 

Rektori i Universitetit "Fan S. Noli"  Prof.as. dr. Gjergji MeroDeputeti i Korçës Prof.as.dr. Gjergji Papa

Një takim me studentet e rinj te deges se turizmit ne PogradecPrefekti i Korçës  Koço Bello

 

  • Më datën 12 tetor 2009 u zhvillua ceremonia për fillimin e vitit akademik 2009-2010 në Universitetin “Fan S.Noli”. Në këtë ceremoni morën pjesë studentë dhe pedagogë, ish-pedagogë të universitetit, si dhe autoritet vendore.
    Fjalën përshëndetëse e mbajti rektori i Universitetit “Fan S.Noli”, prof. as. dr. GJERGJI MERO. Më pas përshëndetën: prefeti i Qarkut të Korçës, z. Koço Bello, nënkryetari i Bashkisë së Qytetit të Korçës, z. Sotiraq Filo, deputeti i Qarkut të Korçës, prof. as. dr. Gjergji Papa, ish-drejtori i Institutit të Lartë Bujqësor, z. Kristaq Kotonika.
  • Gjithashtu, në orën 11 të datës 12 nëntor 2009, u zhvillua ceremonia për hapjen e Filialit të Universitetit të Korçës në qytetin e Pogradecit. Pllakën përuruese e zbuluan rektori i Universitetit të Korçës, prof. as. dr. Gjergji Mero dhe nënkryetari i Bashkisë së qytetit të Pogradecit, z. Erjon Vesho.
  • FJALA PËRSHËNDETËSE E REKTORIT TË UNIVERSITETIT ‘FAN S. NOLI”, PROF. AS. DR. GJERGJI MERO....kliko

 

AKTIVITETE
AKTIVITETE

 

  • DITA AKADEMIKE 2009

 

Rektori i Universitetit "Fan S. Noli"Shperndarja e diplomave

Pedagoget dhe stafi akademik

 

  • FOTO NGA VIZITA E PRESIDENTIT z.BAMIR TOPI NË UNIVERSITETIN "FAN S. NOLI"

 

 

  • AKADEMIKU JANI THOMAI, PROFESOR I GJUHËSISË, ZHVILLON LEKSIONE ME STUDENTËT E KURSIT TË TRETË GJUHË-LETËRSI

 

Në datat 5 dhe 6 qershor 2009, akademiku JANI THOMAI, profesor i gjuhësisë, zhvilloi leksione për kursin special në gjuhësi me studentët e vitit të tretë gjuhë-letërsi të fakultetit të Mësuesisë.

 

 

  • NË FAKULTETIN E EDUKIMIT TË GJILANIT, KOSOVË, PËRUROHET FJALORI I HOMONIMEVE TË GJUHËS SHQIPE

Më datën 8 maj 2009 në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës me qendër në Gjilan, Kosovë, u organizua një ceremoni për përurimin e Fjalorit të homonimeve të gjuhës shqipe, i botuar vitin e kaluar në Prishtinë, me autorë prof. as. dr. Bahtiar Kryeziu dhe prof. dr. Ali Jashari. Në këtë veprimtari merrnin pjesë studentë dhe pedagogë nga Fakulteti i Mësuesisë në Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës, si dhe studentë e pedagogë nga Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Edukimit, Gjilan.

 

Përurimi i fjalorit të gjuhës shqipe

 

Veprimtarinë e hapi prof. as. dr. Begzad Baliu, profesor në Universitetin e Prishtinës, i cili vuri në dukje rëndësinë e botimit të një vepre të tillë për gjuhën shqipe, si i pari fjalori këtij lloji. Me pas prof. as. dr. Dhimitri Bello, përgjegjës i departamentit të gjuhës shqipe në Fakultetin e Mësuesisë, mbajti një kumtesë për parimet e ndërtimit të fjalorit të homonimeve, pasurinë e fjalëve homonimike dhe të shpjegimeve etj.  Pedagogia e gjuhës shqipe në Universitetin e Korçës, Hysnie Hyska, foli për rëndësinë e këtij fjalori në pasurimin e kulturës gjuhësore të studentëve dhe në  ligjërimin e shkruar.
Në këtë takim folën edhe studentë të të dy fakulteteve. Në fund autorët e Fjalorit falenderuan pjesëmarrësit për vlerësimin që i bënë kësaj vepre dhe për punën që kanë bërë gjatë hartimit të fjalorit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  • Zëvendëspresidenti  i  Republikës së Bullgarisë, z. ANGELL MARIN bëri një vizitë në Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës

 

Më datën 17 maj 2009, zëvendëspresidenti  i  Republikës së Bullgarisë, z. ANGELL MARIN, i shoqëruar dhe nga ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri, z.TEODOR RUSINOV, bëri një vizitë në Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës. Në fillim ai u prit në një takim të veçantë nga Rektori i Universitetit, prof. as. dr. GJERGJI MERO,  i cili e njohu z. Angell Marin me historikun e Universitetit të Korçës, strukturën dhe stafin e tij akademik, si dhe me përpjekjet që bëhen për arritjen e standardeve evropiane të arsimit të lartë. Gjithashtu, Rektori i Universitetit të Korçës i bëri të ditur zëvendëspresidentit bullgar marrëdhëniet e ndërsjellëta që ka  ky universitet me universitetet e Bllagojegradit, Sofjes dhe Velikoternovos në Bullgari, të cilat janë konkretizuar me marrëveshje të përbashkëta për kualifikimin e stafit akademik, për shkëmbimin e pedagogëve dhe të studentëve, si dhe në veprimtari të tjera me karakter mësimor, shkencor dhe botues.

Foto

 

Më pas zëvendëspresidenti bullgar zhvilloi një bisedë të ngrohtë dhe interesante me pedagogë dhe studentë të Universitetit. Në fillim të këtij takimi Rektori i Universitetit të Korçës, në emër të Senatit Akademik dhe gjithë stafit akademik, i  dha z. Angell Marin Medaljen e Artë “Fan S. Noli” me këtë motivacion: “PERSONALITET I SHQUAR NË ZHVILLIMIN E ARSIMIT BASHKËKOHOR DHE PËR NDIHMESAT E VYERA NË LIDHJET E NDËRSJELLËTA  MIDIS  ARSIMIT TË LARTË SHQIPTAR DHE ATIJ BULLGAR, NË SHENJË MIRËNJOHJEJE DHE NDERIMI, ME RASTIN E VIZITËS NË UNIVERSITETIN “ FAN S.NOLI” TË KORÇËS”.

Zëvendëspresidenti bullgar e çmoi lart këtë vlerësim, duke e quajtur atë si një arsye më shumë në forcimin e lidhjeve miqësore shqiptaro-bullgare, sidomos midis univeristeteve bullgare dhe Universitetit të Korçës. Gjithashtu, ai foli edhe për disa probleme që qëndrojnë në rend të ditës për arsimin e të dy vendeve. Në fund z. Angell Marin i dhuroi Rektorit të Universitetit, z. Gjergji Mero, disa libra për bibliotekën e Universitetit.

 

FotoFoto

FotoFoto

 

Ceremonia e shpërndarjes së diplomave për studentët e degëve Agroushqim, Agrobiznes dhe Hortikulture

10-Prill-2009....Në orën 13.00 në Fakultetin e Bujqësisë u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së diplomave për studentët e degëve Agroushqim, Agrobiznes dhe Hortikulturë të sistemit 4 vjeçar me kohë të pjesshme.

 

 

 

    • KRIZA BOTËRORE DHE SHQIPËRIA

 

 

9-Prill-2009....Ministri i Financave z. Ridvan Bode zhvillon leksion me temë : " KRIZA BOTËRORE DHE SHQIPËRIA "

Disa nga çështjet që u trajtuan ishin:

 

1.Faktorët  e krizës aktuale.

2.Tiparet e krizës aktuale.

3.Masat kundër krizës.

4.Efektet e krizës botërore në Shqipëri.

5.Rreziku dhe masat parandaluese ndaj krizës botërore.