Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” MORI PJESË NË FIRST INTERNATIONAL STAFF WEEK ME TEMË “HIGHER EDUCATION-MODERN PERSPECTIVES- AND HORIZONS” QË U ORGANIZUA NË SOUTH-WEST UNIVERSITY “NEOFIT RILSKI”, BLAGOEVGRAD, BULLGARI

Në datat 7-11 nëntor 2022 drejtues e pedagogë të Universitetit “Fan S. Noli” zhvilluan një vizitë në South-West University “Neofit Rilski”, Blagoevgrad, Bullgari.

Kjo vizitë u zhvillua me rastin e First International Staff Week me temë “Higher Education-Modern Perspectives- and Horizons” që u organizua nga ky Universitet.

Rektori, prof. dr. Dhimitri Bello dhe zëvendësrektori për Kërkimin dhe Marrëdhëniet me Jashtë, dr. Benita Stavre gjatë kësaj vizite zhvilluan edhe takime me drejtues e staf akademik të South-West University “Neofit Rilski”, me fokus bashkëpunimin ndërinstitucional.

Në këtë mobilitet pedagogët pjesëmarrës u përfshinë edhe në seanca mësimdhënieje në fushat e gjuhësise, gjuhëve të huaja dhe ekonomisë.

Leave a Reply

sqAlbanian