Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” MORI PJESË NË DISKUTIMET PËR HARTIMIN E PLANIT VENDOR TË VEPRIMIT PËR VULLNETARIZMIN ORGANIZUAR NË KUADËR TË KONSORTIUMIT “PUSHTET VENDOR–SHOQËRI CIVILE, PËR VULLNETARIZËM TË QËNDRUESHËM LOKAL”

Në datën 26 prill 2022, në kuadër të konsortiumit “Pushtet Vendor–Shoqëri Civile, për vullnetarizëm të qëndrueshëm lokal” Bashkia Korçë në partneritet me organizatën Projekte Vullnetare Ndërkombëtare dhe Kongresin Rinor Kombëtar organizoi një tryezë të rumbullakët, ku mori pjesë edhe Universiteti “Fan S. Noli” i përfaqësuar nga specialisti i Qendrës së Karrierës dhe Alumnit, z. Romeo Terolli. Në këtë takim u diskutua mbi hartimin e Planit Vendor të Veprimit për Vullnetarizmin, si dhe për zgjerimin e konsortiumit me aktorë të tjerë vendorë aktivë në sektorin e vullnetarizmit, duke përfshirë edhe Universitetin “Fan S. Noli”, si një nga aktorët kryesorë në këtë drejtim. Cikli i ngritjes së Planit Vendor të Veprimit për Vullnetarizmin parashikon një numër të konsiderueshëm takimesh konsultative dhe procese për mbledhjen e të dhënave në nivel lokal. Kjo bëhet për të siguruar që kontributi dhe nevojat e të rinjve e të aktorëve vendorë aktivë në shërbim të komunitetit si vullnetarë, të cilët veprojnë në territorin e Bashkisë Korçë, të përfaqësohen me zë të strukturuar me anë të ngritjes së Planit Vendor të Veprimit për Vullnetarizmin. Në kuadër të këtij angazhimi synohet ngritja e grupeve vullnetare të qëndrueshme në institucionet publike dhe në komunitet me qëllim zhvillimin e metëjeshëm të angazhimit qytetar.

Ftojmë të gjithë studentët të cilët dëshirojnë të shprehin pikëpamjet e tyre mbi angazhimin qytetar si vullnetarë ose për pjesëmarrje në veprimtari vullnetare të aplikojnë përmes shprehjes së interesit në adresën elektronike të Qendrës së Karrierës dhe Alumnit: qka@unkorce.edu.al

Leave a Reply

sqAlbanian