Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” LIDHI MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME ESKISEHIR OSMANGAZI UNIVERSITY, TURQI

Në datën 17 nëntor 2022 Universiteti “Fan S. Noli” lidhi marrëveshje bashkëpunimi me Eskisehir Osmangazi University, Turqi. Marrëveshja u nënshkrua nga rektorët e të dy universiteteve, prof. dr. Dhimitri Bello dhe prof. dr. Kamil Çolak gjatë një takimi të zhvilluar në mjediset e sallës së Senatit, në prani edhe të drejtuesve të tjerë të dy institucioneve.

Pas një prezantimi të përmbledhur rreth veprimtarisë që zhvillon secili universitet të pranishmit diskutuan konkretisht për fushat ku edhe mundësitë e bashkëpunimit janë më të mëdha.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje janë parashikuar të zhvillohen shkëmbime të stafit  e studentëve, veprimtari shkencore dhe botime të përbashkëta; pjesëmarrje në konferenca, seminare, trajnime e shkolla verore, aplikime për programe të përbashkëta studimi etj. Gjithashtu, palët shprehën interes për ide dhe projekte të përbashkëta në programin Erasmus+.

Universiteti Eskisehir Osmangazi University, Turqi ka 13 fakultete dhe rreth 30 mijë studentë.

Leave a Reply

sqAlbanian