Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”, KORÇË DHE KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS”, TIRANË NËNSHKRUAN MARRËVESHJEN PËR BASHKËPUNIMIN AKADEMIK NË FUSHËN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

Në datën 9 prill 2021, u nënshkrua marrëveshja për bashkëpunimin akademik në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor midis Kolegjit Universitar “LOGOS”, Tiranë, përfaqësuar nga rektori, prof. dr. Ilia Ninka dhe Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë , përfaqësuar nga rektori,  prof. dr. Dhimitri Bello. Në takimin e zhvilluar në mjediset e Rektaratit të UNIKO, të pranishëm ishin zv. rektorja për projektet dhe shkencën, dr. Benita Stavre, zv.rektori për mësimin, dr.Arto Adili, dekani i Fakultetit të Bujqësisë, UNIKO, prof. as. dr. Gjergji Mero si dhe përgjegjësi i departamentit të Informatikës të FSHNH, dr. Rafail Prodani. Gjatë bisedës ata vlerësuan rëndësinë e kësaj marrëveshjeje, duke u fokusuar në krijimin e një plani veprimi për bashkëpunim midis dy institucioneve përmes aktiviteteve specifike me interes të përbashkët për të përmirësuar bashkëpunimin akademik, shkencor dhe kulturor, si dhe shkëmbimin e stafit akademik, studiuesve dhe studentëve, punëve kërkimore akademike dhe projekteve midis dy institucioneve.

Leave a Reply

sqAlbanian