Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

UNIKO DHE BASHKIA E KORÇËS ZHVILLUAN NJË TAKIM NË KUADËR TË BASHKËPUNIMIT NË PROGRAMIN ICT

Në datën 14 janar 2021 përfaqësues të Universitetit “Fan S. Noli” zhvilluan një takim me përfaqësues të Bashkisë së Korçës, për të diskutuar në kuadër të bashkëpunimin ndërinstitucional për programin e ICT-së. Ky program parashikon hapjen e vendeve të reja të punës për të rinjtë, studentët dhe të diplomuarit në disa nga kompanitë më të njohura në fushën e teknologjisë së informacionit.

Në takim morën pjesë dekani i Fakulteti të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, dr. Arto Adili, përgjegjësi i departamentit të Informatikës, dr. Rafail Prodani, specialisti i Qendrës së Karrierës dhe Alumnit, z. Romeo Terolli, kryetari i Bashkisë së Korçës, Z. Sotiraq Filo dhe stafi i kabinetit të kryetarit të kësaj bashkie.

Në fazën e parë është parashikuar që të rinjtë, studentët dhe të diplomuarit të fillojnë trajnimet në gjuhët e programimit, kurse në fazën e dytë të interesuarit do të punësohen në ato kompani, të cilat brenda vitit do të hapin filialet e tyre në qytetin e Korçës.

Leave a Reply

sqAlbanian