Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

UNIKO DHE AKADEMIA E SHKENCAVE E SHQIPËRISË ORGANIZUAN VEPRIMTARINË JUBILARE: “MIHAL GRAMENO-MENDIMTAR E VEPRIMTAR” NË 150-VJETORIN E LINDJES

Në datën 19 prill 2021, Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe UNIKO organizuan veprimtarinë jubilare: “Mihal Grameno-mendimtar e veprimtar”, në 150-vjetorin e lindjes. Kjo veprimtari, e cila u zhvillua në mjediset e Rektoratit, u ndoq edhe online dhe në të morën pjesë studiues e historianë, pedagogë e të ftuar të tjerë.

Në fjalën e hapjes rektori i UNIKO, prof. dr. Dhimitri Bello u shpreh se kjo është një veprimtari, e cila lidhet me një personalitet të shquar të lëvizjes sonë kombëtare me rastin e 150-vjetorit të lindjes së tij, Mihal Grameno. Ky jubile, përkujtohet në vendin e tij të lindjes në Korçë.

Akad. Pëllumb Xhufi, Kryetar i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, përshëndeti pjesëmarrësit në emër të ASH dhe u shpreh se Akademia e Shkencave dhe Universiteti shqiptar kanë qenë një ndër ëndrrat e para të Mihal Gramenos dhe të aradhës së lavdishme të rilindasve tanë të mëdhenj, të cilët e donin një Shqipëri të lirë, por dhe të mësuar dhe të kulturuar.

Në lidhje me mënyrën se si shihet figura e Mihal Gramenos në shtypin e vendit tonë dhe vendeve ballkanike, prof. dr. Shaban Sinani ndau me të pranishmit disa përfundime të një kërkimi të tij për vendin që zë trashëgimia e Mihal Gramenos në studimet e këtyre 30 viteve të fundit. Ai pohoi se mungojnë studimet e thelluara kushtuar kësaj figure të shquar të historisë së vendit tonë. 

Më pas referuan edhe pedagogët e UNIKO, dr. Alba Kreka, e cila foli për jetën politike në Shqipërinë e viteve 1920-1924, sipas veprës së Mihal Gramenos, “Kryengritja Shqiptare”, ndërsa pedagogu, dr. Orjon Ago referoi për jetën dhe veprën e Mihal Gramenos si luftëtar dhe intelektual i shquar i rilindjes sonë kombëtare.

Leave a Reply

sqAlbanian