Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“THIMI MITKOJA-PERSONALITET I SHQUAR I KULTURËS KOMBËTARE”-SEION SHKENCOR ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I GJUHËS DHE LETËRSISË I UNIKO NË BASHKËPUNIM ME BIBLIOTEKËN “THIMI MITKO”, KORÇË NË KUADËR TË 50-VJETORIT TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

Në datën 30 prill 2021, Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë, UNIKO në bashkëpunim me Bibliotekën “Thimi Mitko”, Korçë  organizuan sesionin shkencor: “Thimi Mitkoja-personalitet i shquar i kulturës kombëtare”, veprimtari e cila zhvillohet në kuadër të  50-vjetorit të Universitetit “Fan S. Noli”. Zëvendësrektorja për projektet dhe shkencën, dr. Benita Stavre përgëzoi organizatorët dhe i uroi punime të mbara këtij sesioni shkencor edhe në emër të rektorit, prof. dr. Dhimitri Bello. Ajo e vlerësoi këtë veprimtari si nxitëse të vëmendjes akademike ndaj një aspekti të veçantë të kontributit të Thimit Mitkos, të cilën studiuesit e kanë quajtur “dëshmi e folkolorit të njërit prej popujve më të lashtë në Ballkan”.

Më pas, drejtorja e bibliotekës, znj. Jorida Tollkuçi foli për rëndësinë dhe vlerat e botimit të përmbledhjes “Bleta Shqiptare” dhe materiale të tjera folklorike të mbledhura nga Thimi Mitkoja. Të pranishmit ndoqën online edhe një referat të prof. dr. Dhori Q. Qiriazit nga Universiteti Aristotelian i Selanikut, me temë: Thimi Mitkoja, “Bleta Shqiptare” dhe “E madheja frymëtoreja luftë e vitit 1821”. Profesor Qiriazi prej vitesh i ka hyrë studimit të thelluar të veprimtarisë mbledhëse e krijuese të rilindasit të shquar Thimi Mitko, ku bëhet fjalë për zbulimin e një fondi të pasur me dorëshkrime, për të cilat ai ka bërë një punë shumëvjeçare. Në këtë sesion shkencor përgjegjësja e departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë prof. as. dr. Anyla Saraçi  referoi mbi disa shënime etnobotanike në “Fjalëtorin shqip-gërqisht të Thimi Mitkos”.

Më pas, të pranishmit ndoqën edhe referimet: “ Sintagmat emërore të gjuhës shqipe në veprën e Th. Mitkos”-dr. Hysnie Haxhillari; “Roli i veprës leksikografike të Mitkos në nxitjen e komunikimit dhe bashkëpunimit ndërshoqëror dhe ndërshtetëror”- prof. as. dr. Elona Biba; “Rreth kompozitave dhe tipareve të  tyre, qëmtuar në materialin folkloristik të “Bëletës shqyptare” të Thimi Mitkos- msc. Leonora Hysolli, si dhe znj. Flora Hoxhalli, e cila u ndal në vlerën e botimit të plotë të të veprës së Thimi Mitkos për Fondin Albanologjik të bibliotekës “Thimi Mitko” të Korçës.

Në fund pjesëmarrësit vizituan edhe ekspozitën me materiale të Thimi Mitkos.

Leave a Reply

sqAlbanian