|
  
DISA NGA OBJEKTIVAT E KETIJ PROJEKTI :
- T’i mundësojë studentëve të përfitojnë nga qëndrimi i tyre jashtë në aspektin e studimit dhe të kërkimit dhe në këtë mënyrë të zhvillojë dhe të përgatisë një numër të konsiderueshëm kuadrosh të rinj të kualifikuar të cilët do të bëhen liderë të ardhshëm në fushën e tyre. Ky projekt ka për qëllim që vendosë ura bashkëpunimi midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor duke i ofruar brezit të ri të udhëtojë në BE dhe krijojnë kontakte me BE-në.
- Të rritim bashkëpunimin ndërkombëtar midis Universitetit tonë dhe Universiteteve të vendeve të BE-së.Partnerët Evropianë do të shkëmbejnë njohuritë dhe përvojat e tyre të mira nëpërmjet takimeve dhe trajnimeve të ndryshme për probleme të veçanta të tilla si: Sistemi i kreditëve - ECTS, menaxhimin e mobiliteteve, bashkëpunimi, shkollat për doktoraturë, etj.
- T’i japë një shtysë bashkëpunimit midis BE-së dhë vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke ngritur struktura bashkëpunimi me afat të gjatë si edhe një rrjet të qëndrueshëm interneti. Projekti ofron një mundësi të shkëlqyer për zhvillimin e kurrikulave,metodave të reja të mësimdhënies,marrëdhënieve ndërkombëtare dhe menaxhimit të universiteteve.
- Të përmirësojë transparencën dhe njohjen e studimeve dhe të kualifikimeve si jashtë dhe brenda vendit. Kjo do të arrihet duke vënë në praktikë ECST (pra sistemin e krediteve) dhe Suplementin e Diplomës.Në këtë mënyrë ne përfshihemi tërësisht në Procesin e Bolonjës dhe bëhemi pjesë e hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë.
|