Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

STUDENTËT E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” ZHVILLUAN NJË TAKIM ME SHKRIMTARIN E NJOHUR ISMAIL KADARE  

Në datën 15 nëntor 2022 u organizua një takim mes studentëve të Universitetit “Fan S. Noli” dhe nxënësve të gjimnazit “Raqi Qirinxhi” me shkrimtarin e njohur shqiptar Ismail Kadare.

Simbolika e këtij takimi lidhej me nismën e fundit të Fakultetit të Edukimit dhe të Filologjisë, botimin e Antologjisë “Laboratori i krijimit letrar”, me krijimet në prozë dhe poezi të studentëve të Universitetit “Fan S. Noli” e mbështetur nga fondet e vënë në dispozicion për projektin institucional “Laboratori i krijimit letrar”, me koordinatorë dekanen e FEF, prof. as. dr. Jonela Spaho dhe pedagogun dhe shkrimtarin dr. Eris Rusi të departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë.

Kopjet e para të antologjisë së botuar iu dhuruan shkrimtarit Ismail Kadare dhe shkrimtares e bashkëshortes së tij, znj. Elena Kadare.

Në fjalën e tij, pedagogu Eris Rusi u shpreh se letërsia është një mundësi më tepër për t’iu afruar të mirës dhe të bukurës estetike, si dhe antologjia me krijimet studentore është shenjë e shkëndijës letrare që i jep frymëmarrje imagjinatës krijuese të studentëve, pavarësisht profilit të programeve të studimit që mund të ndjekin ata.

Takimi u zhvillua në formën e bashkëbisedimit me shkrimtarin Kadare dhe bashkëshorten e tij, duke gjetur mbështetjen e drejtueses së QKLL, znj. Alda Bardhyli dhe nënkryetares së klubit të shkrimtarëve “Bota e re”, poetes Gerta Bandilli Becka.

Leave a Reply

sqAlbanian