Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

STUDENTËT E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” “SHKËLQEJNË SËRISHT NË KAMPIONATIN UNIVERSITAR KOMBËTAR TË TENISIT KU FITOJNË VENDIN E DYTË SI PËR MESHKUJ ASHTU EDHE PËR FEMRA

Në datën 21 prill 2023, studentët e Universitetit “Fan S. Noli”, Joan Koti dhe Elda Vukatana “rrëmbejnë” trofetë e nënkampionëve në Kampionatin Universitar të Tenisit që u zhvillua sot në Tiranë me pjesëmarrjen e të rinjve nga universitete të ndryshme të vendit.

Të dy studentët tanë me një përvojë disa vjeçare në sportin e tenisit pas një paraqitjeje mjaft të mirë ia dolën të fitojnë vendin e dyte për femra Elda Vukatana edhe Joan Koti vendin e dytë për meshkuj. 

Përgëzime dhe urimet më të mira studentëve tanë që na bëjnë gjithmonë krenarë me paraqitje të tilla dinjitoze në çdo kompeticion, ku marin pjesë.

Leave a Reply