Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

STUDENTËT E FAKULTETIT TË EKONOMISË U NJOHËN ME MËNYRAT E PËRDORIMIT TË LIBRARISË ELEKTRONIKE TË “INSTITUTIT TË MIKPRITJES”

Në datën 9 tetor 2020, në mjediset e Fakultetit të Ekonomisë u zhvillua një takim me studentët e programit të studimit “Administrim biznesi në turizëm”, të cilët u njohën me mënyrat e regjistrimit dhe përdorimit të librarisë online të mundësuar nga fondacioni “La Fondation pour la Formation Hôtelière” dhe “Instituti i Mikpritjes”. Universiteti “Fan S. Noli” prej vitit 2014 është partner i këtij fondacioni, i cili ka dhënë mbështetjen e tij për një sërë projektesh e trajnimesh, si dhe ka ofruar një fond të pasur librash në fushën e ekonomisë dhe veçanërisht në atë të turizmit, për bibliotekën e UNIKO. Sipas pedagoges së këtij fakulteti, dr. Alma Zhilla, studentët, duke u regjistruar falas në këtë librari kanë mundësi, që krahas fondit të librave, të përdorin edhe materiale të tjera, të cilat u nevojiten për zhvillimin e praktikave më të mira në drejtim të mikpritjes dhe turizmit. Studentët mund të lexojnë online, të shkarkojnë materiale, si dhe mund të ofrojnë punën e tyre për ta publikuar në bibliotekën e këtij instituti.  

Leave a Reply

sqAlbanian