Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

STUDENTËT E DEPARTAMENTIT TË INFERMIERISË E KANË KTHYER TASHMË NË TRADITË DHURIMIN VULLNETAR TË GJAKUT 

Duke filluar nga data 16 nëntor 2022 studentë të departamentit të Infermierisë kanë qenë çdo ditë pranë bankës së gjakut për të dhuruar gjak. Në ditën e parë i janë drejtuar vullnetarisht kësaj Banke dhjetëra studentë të vitit të I për të vijuar më tej me studentë të cikleve të tjera të studimit.

Sipas përgjegjësit të këtij Departamenti, Blendi Baze studentët e kanë kthyer tashmë në traditë angazhimin në dhurimin e gjakut që bëhet kryesisht në muajin qershor dhe nëntor. E veçantë këtë vit është pjesëmarrja e madhe e studentëve në këtë fushatë, e cilaorganizohet në bashkëpunim dhe me Kryqin e Kuq Dega Korçë.

Ata dhurojnë gjak për t`u ardhur në ndihmë personave që kanë më tepër nevojë për të, duke u përpjekur të ndërgjegjësojnë edhe të rinj të tjerë të qytetit për t`iu bashkuar kësaj nisme me sloganin: “Kush dhuron gjak shpëton jetë”.

Leave a Reply

sqAlbanian