KODI I ETIKËS SË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

PREAMBULA

  1. Të vetëdijshëm për funksionin arsimor, kërkimor dhe social të një institucioni të arsimit të lartë, Universiteti “Fan S. Noli” (më poshtë UK), njeh parimet themelore dhe vlerat etike të pranuara nga komuniteti shkencor ndërkombëtar në lidhje me mësimdhënien, kërkimin shkencor dhe të gjitha veprimtaritë e tjera universitare.
  2. UK mbështet përgjegjësinë dhe angazhimin institucional dhe individual të komunitetit akademik. Ai e konsideron etikën dhe sjelljen e përgjegjshme si vlera themelore për ndjekjen e qëllimeve institucionale, për nxitjen e meritës dhe përsosmërisë, për shkëmbime me komunitetin shkencor kombëtar dhe ndërkombëtar, në krijimin e një mjedisi profesional që është i hapur ndaj dialogut, marrëdhënieve ndërpersonale dhe mbrojtjes së vlerave individuale.
  3. Përmes këtij dokumenti, në vijim referuar si “Kodi”, UK i kërkon personelit akademik, ndihmësakademik, administrativ dhe studentëve, secili brenda rolit dhe funksionit institucional, të përmbushë dhe të promovojë:
    1. parimet themelore të njohura nga Konventa dhe Karta e të Drejtave të Njeriut; parimet etike të Magna Charta Universitatum, të referuara në udhëzimet ndërkombëtare për Kodin Institucional të Etikës në Arsimin e Lartë; parimet e Kodit Evropian të Sjelljes për Integritet në Kërkimin Shkencor dhe të Kartës Evropiane të të Drejtave të Studentëve;
    2. ligjet kushtetuese dhe dispozitat normative në lidhje me transparencën dhe shpërndarjen e informacionit nga administrata publike; parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe paligjshmërisë; Rregullat e Etikës në Administratën Publike;
    3. parimet themelore dhe udhëzimet e parashtruara në Pjesën I të Statutit të Universitetit.

Për tu njohur më hollësisht rreth rregullores së etikës mund të klikoni..... këtu