QENDRA E KARRIERËS DHE ALUMNI - AKTIVITETE
  • “TAKIM INFORMUES PËR PROGRAMIN ERASMUS +”

    Studentë të Universitetit “Fan S. Noli” morën pjesë në një takim informues për Programin Erasmus +. Ata u njohën me mundësitë  që ofron ky program për universitetet dhe studentët shqiptarë. Në qendër të diskutimeve ishin çështje të tilla si:

    - Shkëmbimet afatshkurtra për stafet dhe studentët

    - Projektet “Rritja e kapaciteteve për arsimin e Lartë”

    - Projektet Jean Monnet 

  • PANAIRI WORK AND STUDY 2017

    Universiteti “ Fan S. Noli” me stendën dhe përfaqësuesit e tij ishte pjesë e Panairit “ Work & Study 2017” të organizuar në datat 18,19 , 20 Maj 2017 nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit në Pallatin e Kongreseve, Tiranë. Universiteti “ Fan S. Noli” prezantoi për maturantët e të gjitha rretheve programet e studimit që ofron në nivelin Bachelor dhe Master, si dhe shpalosi kriteret e pranim në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2017- 2018. Për këtë qëllim ishin përgatitur fletpalosje të veçanta. Gjithashtu mikpriti të gjithë të interesuarit për bashkëpunime, sidomos ato kompani që shprehën dëshirën të prezantojnë mundësitë e punësimit për studentët tanë. Kjo veprimtari është kthyer në një traditë që prej vitit 2010. 

  • PREZANTOHEN NË UNIVERSITETIN “ FAN S. NOLI” TË KORÇËS BURSAT SUR-PLACE TË OFRUARA NGA WUS

    Në datën 20 prill në ambjentet e Sallës së Konferencave “ Teodor Laço” në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë përfaqësues të WUS në bashkëpunim me Qendrën e Karrierës dhe Alumni të Universitetit “ Fan S. Noli” zhvilluan një takim me studentë të viteve III Bachelor dhe viteve II Master, me qëllim prezantim e bursave Sur-Place për studentët shqiptarë. Qëllimi i këtij takimi ishte identifikimi i personave të talentuar dhe mbështetja e tyre për t`u përgatitur në marrjen përsipër të përgjegjësive në fusha të ndryshme. Sic u shpreh Eda Terezi, përfaqësuese e këtij programi, bursat synojnë të mbështesin studentët fitues në bazë të disa kritereve, me një ndihmë ekonomike në vlerën 250 Euro/ muaj për 6 muaj rresht. Në këtë kuadër në muajin Qershor organizohet edhe trajnimi i parë me 30 studentët e përzgjedhur për zonen e Korçës.

  • Promovimi i Universitetit “Fan S. Noli” në Shkollat e Mesme të Qarkut Korçë

    Nga data 27 shkurt deri në 10 mars 2017, Qendra e Karrierës dhe Alumni, në Universitetin “Fan S. Noli”, në kuadër të Këshillimit të Karrierës, organizoi vizita në Shkollat e Mesme të Qarkut Korçë me maturantët kandidatë për studentë, në bazë të një grafiku të përcaktuar, i cili u miratua paraprakisht nga Drejtoria Arsimore e Qarkut Korçë.

    Këto vizita me përfaqësues të fakulteteve konsistojnë në promovimin e programeve të studimit që ofron universiteti "Fan S. Noli" si dhe ndarjen e fletëpalosjeve informuese për ta. Fakultetet prezantojnë specifikat e programeve te tyre te studimit dhe i ftojnë maturantët të bëhen pjesë e këtij universiteti me vlera e traditë.

    Rëndësi e veçantë ju kushtua Kritereve të Pranimit në Ciklin e Parë të Studimeve për vitin akademik 2017-2018, të shpallura nga Universiteti i Korçës, për këtë qëllim ishte përgatitur një fletpalosje, e cila përmbante të gjitha kriteret e vendosura nga vetë departamentet, pesha e mesatares së lëndëve me zgjedhje dhe mesatarja e tre viteve të studimit të ndara në përqindje, maturantët gjithashtu patën mundësi të bëjnë pyetje dhe sqarohen për çdo paqartësi në këtë proces vendimtar për karrierën e tyre të ardhshme.

Pages