QENDRA E KARRIERËS DHE ALUMNI - AKTIVITETE
  • STUDENTËT E UNIKO ZHVILLUAN NJË VEPRIMTARI NDËRGJEGJËSUESE NË DITËN BOTËRORE TË SINDROMËS DOWN

    Në datën 21 mars 2019 studentët e  Klubit të Vullnetarëve të Qendrës Rinore dhe Sportive në UNIKO, zhvilluan një veprimtari ndërgjegjësuese në Ditën Botërore të Sindromës Down, e cila kishte për qëllim informimin e komunitetit mbi Sindromën Down nëpërmjet shpërndarjes së fletëpalosjeve. Studentët pjesëmarrës thanë se synimi i kësaj dite është ndërgjegjësimi për personat që kanë këtë sindromë, në mënyrë që të jetojnë me dinjitet dhe për të qenë sa më të përfshirë në komunitetin dhe shoqërinë ku jetojnë. Sipas pedagogut, dr. Arjan Kamburi, veprimtaria u zhvillua në kuadër të projektit “Të rinjtë për një shoqëri gjithëpërfshirëse”, i cili mbështetet nga World Vision.

  • QENDRA E KARRIERËS DHE ALUMNI- TAKIME INFORMUESE ME STUDENTË TË VITEVE TË PARA TË UNIKO

    Në datën 8 nëntor 2018 Qendra e Karrierës dhe Alumni (QKA) nisi një seri takimesh informuese me studentët e viteve të para të UNIKO. Fillimisht, pjesë e tyre janë bërë studentët e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane dhe Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë. Në këto takime përgjegjësi i QKA-së, z. Romeo Terolli, i ka njohur studentët me  Universitetin e Korçës, Procesin e Bolonjës, Sistemin Evropian të Transferimit të Krediteve (ECTS), programet e studimit, organizimin e vitit akademik dhe frekuentimin, mënyrën e zhvillimit të provimeve, të drejtat dhe detyrat e studentit etj. Gjatë takimeve, të cilat u zhvilluan në formën e leksioneve të hapura, studentët treguan interes dhe bënë pyetje lidhur me mënyrën e zgjedhjes, organizimit dhe veprimtarisë së Këshillit Studentor, si dhe për bashkëpunimin dhe mbështetjen që ofron Qendra e Karrierës dhe Alumni për studentët.

  • EKIPET STUDENTORE TË MINIFUTBOLLIT DHE VOLEJBOLLIT TË UNIKO NISËN FAZËN E DYTË TË KAMPIONATIT TË FEDERATËS SHQIPTARE TË SPORTIT UNIVERSITAR

    Në datën 2 nëntor 2018 u zhvilluan përballjet e para të javës së pestë të Kampionatit të Federatës Shqiptare të Sportit Universitar (FSHSU) në disiplinat e minifutbollit dhe volejbollit. Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, mori pjesë në këto ndeshje me ekipin e femrave në disiplinën sportive të volejbollit  dhe me ekipin e meshkujve në disiplinën sportive të minifutbollit, të cilët luajtën përballë ekipeve përfaqësuese të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

    Në përfundim të takimeve dolën këto rezultate:

    Minifutboll: Universiteti “Fan S. Noli” 4 – 0 Universiteti i Mjekësisë.

    Volejboll: Universiteti “Fan S. Noli” 0 – 2 Universiteti i Mjekësisë.

    Takimet e radhës do të luhen në datën 9 nëntor në qytetin e Korçës, ku UNIKO do të ketë përballë ekipet përfaqësuese të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

  • STUDENTËT E UNIKO MORËN PJESË NË TAKIMIN INFORMUES “NJË HISTORI 30-VJEÇARE - NGA ERASMUS NË ERASMUS+”

    Në datën 18 tetor 2018, në mjediset e Qendrës Rinore, u zhvillua takimi informues “Një histori 30-vjeçare-nga Erasmus në Erasmus+”. Në takimin e organizuar nga Bashkia e Korçës dhe shoqëria civile morën pjesë studentë të UNIKO, të cilët u njohën me Programin Erasmus+ dhe mobilitetet e ofruara prej tij. Përgjegjësi i Qendrës së Karrierës dhe Alumni, z. Romeo Terolli, tha se Universiteti i Korçës do të jetë vazhdimisht në mbështetje të studentëve që duan të aplikojnë në programin Erasmus+. Gjatë takimit të rinjtë bënë pyetje dhe diskutuan në lidhje me mbështetjen që ky program ofron në fushat e arsimit, trajnimit, rinisë dhe sportit.

Pages

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com