QENDRA E KARRIERËS DHE ALUMNI - AKTIVITETE
  • WUS PREZANTOI BURSAT SUR-PLACE NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”

    Në datën 9 prill 2019, në sallën e konferencave “Teodor Laço” të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, World University Service of Germany (WUS), në bashkëpunim me Qendrën e Karrierës dhe Alumni të Universitetit “Fan S.Noli”, zhvilluan një takim, ku prezantuan bursat Sur–place për studentët e UNIKO.  
    WUS mbështet elitat studentore në vende të ndryshme të botës dhe kjo mbështetje në Shqipëri do të ofrohet për studentët e të gjitha programeve të studimit në universitetet shtetërore. Studentëve fitues do t’u ofrohet bursa me vlerën 250 euro në muaj, për 6 muaj praktikë në Shqipëri.
    Në këtë takim u sqaruan kriteret dhe procedura e aplikimit, dokumentacioni që kërkohet, data kur do të zhvillohet trajnimi i parë, njohuritë teorike që do të marrin studentët në trajnim dhe se si do të zhvillohen praktikat pranë institucioneve publike ose private. Për këshillim, në lidhje me aplikimin e studentëve, Qendra e Karrierës dhe Alumni në UNIKO ofron mbështetjen e saj të vazhdueshme për studentët që do të aplikojnë ose kërkojnë të mësojnë më tepër.

  • U NËNSHKRUA MEMORANDUMI I BASHKËPUNIMIT MES UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË DHE KOLEGJIT HEIMERER, PRISHTINË.

    Në datën 29 Mars 2019 u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit mes Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë dhe Kolegjit Heimerer, Prishtinë, me synim krijimin e një platforme të përbashkët bashkëpunimi mes dy institucioneve, përkatësisht dy Qendrave të Karrierës. Bashkëpunimi ka për qëllim hartimin e një projekti për të organizuar konferencën e parë të punësimit dhe karrierës në Kosovë dhe Shqipëri, kontributin e përbashkët në zhvillimin profesional të studentëve, shkëmbimin e stafeve akademike me qëllim ligjërimet, trajnimet, tryezat e përbashkëta dhe shkëmbimet e përvojave. Memorandumi u nënshkrua nga përgjegjësi i Qendrës së Karrierës dhe Alumni të UNIKO,  z. Romeo Terolli dhe Presidenti i Bordit Drejtues të Kolegjit Heimerer në Prishtinë z. Petrit Beqiri.
    Palët u angazhuan në realizimin e kësaj marrëveshjeje, duke krijuar mundësi për zgjerimin e bashkëpunimit dhe në fusha të tjera në të ardhmen.

  • STUDENTËT E UNIKO ZHVILLUAN NJË VEPRIMTARI NDËRGJEGJËSUESE NË DITËN BOTËRORE TË SINDROMËS DOWN

    Në datën 21 mars 2019 studentët e  Klubit të Vullnetarëve të Qendrës Rinore dhe Sportive në UNIKO, zhvilluan një veprimtari ndërgjegjësuese në Ditën Botërore të Sindromës Down, e cila kishte për qëllim informimin e komunitetit mbi Sindromën Down nëpërmjet shpërndarjes së fletëpalosjeve. Studentët pjesëmarrës thanë se synimi i kësaj dite është ndërgjegjësimi për personat që kanë këtë sindromë, në mënyrë që të jetojnë me dinjitet dhe për të qenë sa më të përfshirë në komunitetin dhe shoqërinë ku jetojnë. Sipas pedagogut, dr. Arjan Kamburi, veprimtaria u zhvillua në kuadër të projektit “Të rinjtë për një shoqëri gjithëpërfshirëse”, i cili mbështetet nga World Vision.

  • QENDRA E KARRIERËS DHE ALUMNI- TAKIME INFORMUESE ME STUDENTË TË VITEVE TË PARA TË UNIKO

    Në datën 8 nëntor 2018 Qendra e Karrierës dhe Alumni (QKA) nisi një seri takimesh informuese me studentët e viteve të para të UNIKO. Fillimisht, pjesë e tyre janë bërë studentët e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane dhe Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë. Në këto takime përgjegjësi i QKA-së, z. Romeo Terolli, i ka njohur studentët me  Universitetin e Korçës, Procesin e Bolonjës, Sistemin Evropian të Transferimit të Krediteve (ECTS), programet e studimit, organizimin e vitit akademik dhe frekuentimin, mënyrën e zhvillimit të provimeve, të drejtat dhe detyrat e studentit etj. Gjatë takimeve, të cilat u zhvilluan në formën e leksioneve të hapura, studentët treguan interes dhe bënë pyetje lidhur me mënyrën e zgjedhjes, organizimit dhe veprimtarisë së Këshillit Studentor, si dhe për bashkëpunimin dhe mbështetjen që ofron Qendra e Karrierës dhe Alumni për studentët.

Pages

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com