NJËSIA E SIGURIMIT TË BRENDSHËM TË CILËSISË
Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë
Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (NJSBC) u fut në strukturën e Universitetit si një njësi e re, pas miratimit që bëri Këshilli i Administrimit të Universitetit “Fan S. Noli” me Vendimin Nr.2 dt. 06.05.2008. Senati i Universitetit me Vendimin nr. 33, datë 17.11.2009 vendosi ngritjen e kësaj njësie si dhe përbërjen e saj. Ajo funksionon në zbatim të Nenit 103 në Ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” si dhe sipas kritereve të përcaktuara në Nenit 73 dhe 74 të Kreut IX “Sigurimi i Cilësisë” të Statutit të Universitetit “Fan S. Noli”. Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë ka në përbërje të saj një koordinator nga çdo njësi kryesore. Pranë çdo njësie kryesore ngrihet Grupi i Vlerësimit të Brendshëm me përfaqësim nga çdo njësi bazë dhe nga organizimet studentore.
NJSBC mbështet dhe ofron ekspertizë. Anëtarët e saj vizitojnë rregullisht çdo fakultet dhe çdo departament dhe ftohen nga ta që të ofrojnë ekspertizë në zhvillimin e proceseve përkatëse të sigurimit të cilësisë. Në veçanti, ekspertiza përqëndrohet në zbatimin e mekanizmave për sigurimin e cilësisë në mësimdhënie, vlerësim dhe përfshirjen e studentëve në procesin e të nxënit. NJSBC bashkërendon komunikimin midis strukturave të ndryshme, veçanërisht kur procesi i delegohet fakulteteve ose kur ka një proces vlerësimi që është i organizuar nga Universiteti. Ky rol bashkërendues shtrihet në njësi të tjera në Universitet kur procesi ka të bëjë me zhvillimin e personelit dhe mbledhjen/analizën e të dhënave institucionale.
NJSBC interpreton detyrimet kombëtare dhe evropiane të sigurimit të cilësisë, në mënyrë që t’i përshtatë ato në kontekstin institucional. Kështu, anëtarët e NJSBC-së garantojnë që këto detyrime kombëtare dhe evropiane të njihen dhe të përfshihen nga universiteti. NJSBC monitoron duke ofruar udhëzime, duke mbledhur informacione dhe duke evidentuar probleme të cilat i përcjell në njësitë përgjegjëse për zgjidhje. NJSBC administron, organizon dhe përgatit vizita të vlerësimit të jashtëm ose fton ekspertë të jashtëm për të trajnuar stafin që merret me vlerësimin e brendshëm.
PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVILLIMIN E SONDAZHIT KOMBËTAR TË STUDENTËVE
KALENDARI I VEPRIMTARIVE
RAPORTE TË VLERËSIMIT TË BRENDSHËM
RAPORT PYETËSORI PËR MËSIMIN ONLINE - NËNTOR 2020
RAPORT PYETËSORI PËR MËSIMIN ONLINE - DHJETOR-JANAR 2021
NJËSITË E SIGURIMIT TË BRENDSHËM TË CILËSISË SIPAS FAKULTETEVE
FAKULTETI I BUJQËSISË:
Prof. as. dr. Gjergji Papa (Përgjegjës)
Msc. Aldona Minga
Dr. Sulltanë Ajçe
Student: Eleni Muska
FAKULTETI I EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË
Msc. Olger Brame (Përgjegjës)
Dr. Suela Pici
Dr. Edlira Menkshi
Doc. Marjela Burda
Student: Elena Zoto
FAKULTETI I EKONOMISË:
Msc. Aida Mosko (Përgjegjës)
Prof. as. dr. Oriola Theodhori
Doc. dr. Marinela Teneqexhi
Studente: Edisnajda Shaholli
FAKULTETI I SHKENCAVE NATYRORE DHE SHKENCAVE HUMANE:
Dr. Maria Dojçe (Përgjegjës)
Msc. Blerina Çeliku
Msc. Blendi Baze
Dr. Desareda Mero
Studente: Klodiana Dhëmbi
Dr. Evis Kapurani (Sektori i Kurrikulave dhe Sigurimit të Cilësisë)
* Përgjegjësit e Njësive të çdo fakulteti janë anëtarë të Njësisë së Brendshme të Sigurimit të Cilësisë në shkallë Universiteti
NJBSC NË SHKALLË UNIVERSITETI
Msc. Olger Brame
Prof. as. dr. Gjergji Papa
Msc. Aida Mosko
Dr. Maria Dojçe
Dr. Evis Kapurani (Sektori i Kurrikulave dhe Sigurimit të Cilësisë)
Sara Metanj (Studente)