TRANSFERIMET E STUDIMEVE
 
Transferimet bëhen sipas nenit 79 të “Rregullores së organizimit dhe veprimtarisë mësimore, kërkimore e shkencore e universitetit “Fan S. Noli” dhe udhezimeve të MASR.
 
- Në këtë program pranohen transferime studentësh në vite të ndërmjetme nga universitete të tjera, në të njëjtin program apo formë studimi pas plotësimit të krediteve të përcaktuara si pragje kaluese në vitet e ndërmjetme në paragrafët e sipërcituar.
 
-Transferimi është i mundur pas përfundimit të njohjes së periudhave të studimit dhe ekuivalentimit të njohurive nga Komisioni i Njohjes dhe Ekuivalentimit në Departament.
 
-Procedurat transferuese përfundojnë para fillimit të vitit akademik.
 

Kriteret e transferimit

  • *Kriteri 1- Studenti kërkon transferim në një program studimi të njëjtë ose të ngjashëm me fushën e studimit nga e cila transferohet (max 10 pikë)
  • *Kriteri 2- Studentit i njihen të paktën 20 kredite nga ekuivalentimi i njohurive në programin e studimit në të cilin transferohet (max 15 pikë)
  • *Kriteri 3 - Studenti ka shlyer mbi 30% e krediteve përkatëse në kurrikulën e secilit vit të njohur në transferim (max 15 pikë)
  • *Kriteri 4 - Mbi 40% e lëndëve që i njihen studentit janë lëndë të specialitetit (ҫdo lëndë të formimit karakterizues 2 pikë)
  • *Kriteri 5 -Mesatarja e Maturës Shtetërore (për ҫdo 0.1 notë mbi notën 6, studenti fiton 0.2 pikë)

Aplikime për programe të dyta:

Studenti fiton të drejtën e regjistrimit në një program të dytë  studimi në të njëjtën formë studimi sipas përcaktimeve të bëra në propozimet për kuota dhe tarifa studimi.

Ndjekja e një programi të dytë sipas nenit 74 të Rregullores së mësiperme dhe Udhëzimeve të MASR.

Kriteret e aplikimit.

  • *Kriteri 1- Studenti aplikon për një program studimi të të njëjtit  cikël me atë që ka përfunduar (max 20 pikë)
  • *Kriteri 2- Dosja  është e plotë në përputhje me kriteret e Parshikuara ne  Udhëzimet e MASR (max 10 pikë)
  • *Kriteri 3 - Studenti ka ndjekur një program studimi në IAL publike apo private i cili ka qënë i akredituar në momentin e aplikimit për trasferim (max 5 pikë)
  • *Kriteri 4- Mesatarja e studimeve të shkollës së mesme  (për ҫdo 0.1 notë mbi 6, studenti fiton 0.25 pikë)
  • *Kriteri 5 Mesatarja e studimeve të mëparshme në nivelin Bachelor dhe Master ( për cdo 0.1 notë mbi 6, studenti fiton 0.25 pikë)

 

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com