DEKANI I FAKULTETIT

MESAZHI I DEKANIT

     Të dashur studentë, ju uroj përzemërsisht që keni zgjedhur të studioni pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane, si një njësi e re kryesore e Universietit “Fan. S. Noli” të Korçës.

Ju e dini që formimi juaj akademik përcaktohet nga zotërimi i bazave të shkencave natyrore dhe humane, të cilat janë pjesë e pandarë e misionit të këtij fakulteti.

Shkencat janë në themel të progresit teknologjik dhe shoqëror, në themel të inovacionit dhe të transferimeve të njohurive, në themel të zhvillimit rajonal dhe kombëtar.

Zgjedhja e studimeve në këtë fakultet është një shans dhe investim i madh për jetën tuaj, por edhe një garanci më tepër për karrierën dhe të ardhmen tuaj.

Fakulteti ynë funksionon mbi bazën e parimeve universitare europiane, standardeve të cilësisë në fushën akademike dhe kërkimore. Ai i ka të gjitha kapacitetet strukturore, akademike, mjedisore dhe laboratorike për të kryer me sukses misionin e tij fisnik: formimin cilësor të specialistëve në të tre nivelet e shkollimit, si dhe kërkimin shkencor, duke promovuar shkencëtarët e rinj.

Dekani

Prof.dr. Gjergji Pendavinji

 Nr.Tel: ++355 822 43300

e-mail: gpendavinji@unkorce.edu.al