VEPRIMTARI

FONDACIONI “ALTERNATIVA E SË ARDHMES” (“ALSAR”) OFROI BURSA DHE NJË NUMËR TË MADH BOTIMESH PËR STUDENTËT E UNIKO

Në datën 20 janar 2020, në mjediset e Rektoratit, u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së bursave që fondacioni arsimor, kulturor dhe humanitar “Alternativa e së...

DEPARTAMENTI I SHKENCAVE SOCIALE ORGANIZOI LEKSIONIN E HAPUR ME TEMË "PARADOKSE TË JETËS SHOQËRORE DHE IMAGJINATA SOCIOLOGJIKE", I FTUAR, PROF. DR. FATOS TARIFA

Në datën 17 janar 2020, departamenti i shkencave sociale i Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, zhvilloi leksionin e hapur me temë "Paradokse të jetës shoqërore...

REKTORI I UNIKO PROF. DR. ALI JASHARI PRITI NË NJË TAKIM REKTORIN E UNIVERSITETIT “NEHEMIA GATEWAY” NË POGRADEC, DR. PETER C. MAKIRIYADO

Në datën 17 janar 2020, rektori i UNIKO, prof. dr. Ali Jashari, priti në një takim dr. Peter C. Makiriyado rektor i Universitetit “Nehemia Gateway” në Pogradec. Në takim ishin të...

SENATI AKADEMIK DHE BORDI I ADMINISTRIMIT I UNIKO MIRATUAN PROJEKTRAPORTIN E VITIT AKADEMIK 2018-2019

Në datën 24 dhjetor 2019 në mjediset e Rektoratit të UNIKO, Senati Akademik dhe Bordi i Administrimit, në një takim të përbashkët, zhvilluan analizën e veprimtarisë mësimore,...

U ZHVILLUA NË UNIKO TRAJNIMI ME TEMË: “INOVACIONI PËR NDËRMARRJET E VOGLA E TË MESME DHE START-UPS”

Në datën 19 dhjetor 2019, në mjediset e Qendrës së Inovacionit në UNIKO u zhvillua trajnimi me temë “Inovacioni për ndërmarrjet e vogla e të mesme dhe Start-ups...

DEPARTAMENTI I GJUHËS DHE LETËRSISË ORGANIZOI NJË VEPRIMTARI PËR PREZANTIMIN E TRE LIBRAVE TË PËRKTHYER NGA PEDAGOGU DR. ERIS RUSI, “HOTEL SILENCE”, “TIGRI TIGRI” DHE “PESË GISHTA”

Në datën 18 dhjetor 2019, departamenti i gjuhës dhe letërsisë organizoi një veprimtari për prezantimin e tre librave të përkthyer nga pedagogu dr. Eris Rusi, “Hotel Silence”, “Tigri...

“SHQIPËRIA 10 VJET NË NATO”-TAKIM INFORMUES ME STUDENTË TË UNIKO

Në datën 13 dhjetor 2019, organizata “Njerëz në fokus” zhvilloi një takim informues me temë “Shqipëria 10 vjet në NATO” me studentë të UNIKO. Në këtë takim studentët u njohën me...

KOMISIONERI PЁR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI ZHVILLOI NJË TAKIM ME STUDENTЁ TЁ PROGRAMEVE TЁ EDUKIMIT

Nё datёn 11 dhjetor, nё Amfietatrin e FEF, u organizua takimi i komisionerit pёr mbrojtjen nga diskriminimi me studentёt e programeve tё edukimit. Takimin e moderoi përgjegjësja  e...

Pages

FAKULTETI I SHKENCAVE NATYRORE DHE SHKENCAVE HUMANE

HISTORIKU I FAKULTETIT TË SHKENCAVE NATYRORE DHE SHKENCAVE HUMANE

Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane u hap në bazë të Urdhërit nr. 16, datë 17.01.2012 të Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës, mbështetur në nenin 102 të Kushtetutës dhe në nenin 41 të Ligjit “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”. Kjo njësi e re në Universitetin “Fan S. Noli” u krijua si rezultat i riorganizimit të Fakultetit të Mësuesisë, i themeluar në vitin 1992, në dy fakultete:

  1. Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane
  2. Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë

Misioni parësor i Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, është përgatitja dhe formimi cilësor i studentëve në të gjitha ciklet e studimit si dhe kërkimi shkencor në fushat përkatëse. 

Studimet në këtë Fakultet organizohen me kohë të plotë dhe me kohë të pjesëshme në dy cikle: cikli i parë "Bachelor"; cikli i dytë: "Master Profesional" dhe "Master Shkencor" mbështetur në Deklaratën e Bolonjës.

Në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane janë hapur këto programe studimi:

Programe profesionale 2-vjeçare:

  1. Shërbim Social (2018)

Në ciklin e parë "Bachelor" (me kohë të plotë):

  1. Filozofi-Sociologji (dt. 17.06.2002)
  2. Administrim dhe politika sociale (dt. 04.07. 2013)
  3. Matematikë-Fizikë (dt. 04.06.2008)
  4. Matematikë-Informatikë (dt. 04.06.2008)
  5. Teknologji Informacioni (dt. 03.06.2010)
  6. Biologji-Kimi (dt. 12.05.2010)
  7. Infermier  përgjithshëm (dt. 10.07.1995)
  8. Mami (dt. 22.08.2005)

Në ciklin e dytë “Master Profesional" janë hapur këto programe studimi :

  1. Infermieristikë (dt. 06.05.2015)
  2. Administrim Publik (dt. 07.04.2017)
  3. Sistemet Moderne të Telekomunikacionit dhe Teknologjitë e Internetit (2018)

Në ciklin e dytë “Master i Shkencave" është hapur programi i studimit:

  1. Master i Shkencave në Filozofi Sociale
  2. Mësues në Matematikë dhe Informatikë-Fizikë
  3. Mësues në Biologji-Kimi
  4. Mësues  në "Shkenca Sociale"

Mësimdhënia në programet e mësipërme mbështetet mbi formimin akademik dhe profesional të pjesëtarëve të stafit akademik të FSHNH. Ajo reflekton një standart të lartë të cilësisë duke kultivuar kompetencën në programet e studimit si dhe duke nxitur kërkimin shkencor.

Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane ka një staf të brendshëm akademik me 53 pedagogë: 2 profesorë, 1 profesor i asociuar, 22 doktorë shkencash, 2 docentë dhe 26 lektorë në proces doktorature.

       Mbështetur në udhëzimet e MASH, Urdhër nr. 110, dt. 09.03.2011 për: “Nevojat për Trajnimin e Mësuesve dhe Drejtuesve të Arsimit Parauniversitar”,  pranë  Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe  Shkencave Humane, në vitin 2013 u çel Qendra e Ekselencës, e akredituar për 17 module trajnimi, me një infrastrukturë të përshtatshme për trajnimin e mësuesve dhe një bibliotekë të specializuar për këtë qëllim .

      Veprimtarinë akademike dhe shkencore, Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane e zhvillon në dy godina, godina ekzistuese e Shkollës së Infermierisë dhe godina e re (ish Divizioni). Këto ambjente kanë infrastrukturë bashkëkohore për veprimtari mësimore dhe shkencore. Struktura e godinave përbëhet nga: 1 amfiteatër, 6 salla leksionesh, 8 salla seminaresh; 12 laboratore përkatësisht: 2  laboratorë Biologjie dhe Kimie, 1 laborator Fizike,2 laboratorë Informatike, 1 laborator Obstetrikë-Gjinekologji, 2 laboratore Anatomo-Fiziologji, 3 laboratore Infermieristikë dhe 1 laborator Kirurgjikal. Në godinë gjenden edhe 1 bibliotekë, 1 sallë informatike, 1 sekretari, salla e pedagogëve, 1 zyrë, 1 zyrë arkivi, një ambjent për studentët etj.

Biblioteka në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, ka një kapacitet prej 30 vendesh. Ajo është e pajisur me literaturë të specializuar dhe pajisje të tjera të nevojshme si kompjutera, printera, skaner, televizor, videoplayer,etj.

Në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane janë ftuar të mbajnë leksione dhe të zhvillojnë biseda personalitete diplomatike, shkencore dhe letrare.

Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane ka organizuar simpoziume shkencore, konferenca shkencore ndërkombëtare, si dhe një tërësi seminaresh shkencore. Gjithashtu, janë botuar  përmbledhje me materiale nga konferenca, nga simpoziumet, monografi etj. Çdo vit, Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane organizon veprimtari të ndryshme kulturore, promovuese dhe shkencore me stafin akademik dhe me studentët.

    

INFORMACION

DEKAN I FAKULTETIT

Prof.dr Gjergji Pendavinji

 Nr.Tel: ++355 822 43300

e-mail: gpendavinji@unkorce.edu.al

 

 

NDIHMËSJA E DEKANIT

Znj. Amelita Themeli

e-mail: amelita.themeli@yahoo.com

SEKRETARIA E FAKULTETIT

Nr.Tel: ++355 822 47922

Sekretare: Zarife Dhamo

e-mail: zdhamo@unkorce.edu.al

e-mail: dhamoz@yahoo.com

 

 

 

 

 

 

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com